Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Protesta/ Teliti: Drejtësi do të bëhet sepse qytetarët janë në këmbë! Nuk do tërhiqemi kurrë nga beteja jonë

11:44, 26/04/2024
A+ Aa A-

Këshilltari Ekonomik ne Partinë Demokratike dhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka mbajtur një fjalim në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Dorjan Teliti: Së pari një falënderim për të gjithë ju, për qëndresën tuaj katërjavore tashmë këtu para Bashkisë së Tiranës për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut të korrupsionit 100 përqind, të kryebashkiakut i cili e çoi në piedestal nivelin e korrupsionit, një fenomen 30-vjeçar, por që kurrë nuk kishim parë që të gjithë paratë të gllabëroheshin kokërr më kokërr dhe asnjë qindarkë të mos i ngelte arkës së bashkisë, për t'u shpenzuar për qytetarët.

Të dashur miq, ne këshilltarët e opozitës kemi dorëzuar një numër të madh kërkesash, të cilat fatkeqësisht një më një u hodhën poshtë gjatë kësaj jave nga përfaqësuesit e Erion Velisë në kryesinë e Këshillit Bashkiak, të cilët na mohuan ne dhe qytetarëve të Tiranës bërjen e transparencës, sepse transparencën ata nuk e duan.

Ata mohuan me forcën e kartonit ngritjen e një komisioni financiar të përhershëm siç e përcakton ligji dhe rregullorja, sepse ata nuk duan t'ia dinë as për ligj as për rregullore. Ata refuzuan kontraktimin e një auditi të jashtëm, të pavarur, as nga mazhoranca, as nga opozita, që të bënte transparencën e plotë se çfarë ka ndodhur me financat e bashkisë, si janë shpërdoruar ato, si janë vjedhur ato. Ata nuk e duan këtë gjë.

Ata fshihen pas forcës së kartonit. Fshihen pas forcës së votave të vjedhura nga shtabi elektoral i drejtorëve nga shtabi politik i zgjedhjeve te 14 majit. Ata kanë frikë nga drejtësia, por drejtësi në këtë vend do të bëhet. Drejtësi do të bëhet sepse qytetarët janë në këmbë. Të vuajturit janë në këmbë, të rinjtë janë në këmbë, pensionistët janë në këmbë, sipërmarrësit janë në këmbë, profesionistët janë në këmbë dhe ne nuk tërhiqemi në betejën tonë të drejtë për të vërtetën dhe transparencën.

Nuk do të tërhiqemi kurrë nga beteja jonë për të siguruar mirëqenie për qytetarët e Tiranës...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco