Protesta para bashkisë/ Malkaj: Erion Veliaj zhduku edhe malin e Dajtit! Fshati digjet e k*rva krihet

11:38, 26/04/2024
A+ Aa A-

Aktori Mehdi Malkaj gjatë fjalës së tij në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës, iu kujtoi qytetarëve se si Erion Veliaj dhe kjo qeveri, zhdukën malin e Dajtit, për të cilën arktitekti italian që e krijoi, krenohej aq shumë.

''Zonja dhe zotërinj, Teatri është tempull, në Teatër futen gjithë njerëzit pa dalllim feje, krahine, ideje, ai është një pasqyrë e madhe ku të gjithë tregojnë veten, dhe këta udhëheqësat tanë panë veten aty, panë se çfarë plehrash janë, çfarë ndyrësirash janë dhe thanë ta heqim këtë... se ky na bën hatanë!!'', u shpreh Malkaj.

Arkitekti italian që ka bërë këtë Tiranën e bukur që e shpartalloi ky krimineli, ka thënë që Tirana do jetë një nga kryeqytetet më të bukura të Europës sepse ka mal.

Më gjeni ku është mali?

Ktheni kokën... shikoni.

E zhdukën Dajtin.

E zhduku Dajtin ky plehra, nuk ekziston më Dajti.

Zonja dhe zotërinj, mua më pëlqejnë shprehjet popullore dhe i përdor herë pas here, fjala vjen ''fshati digjet e k*rva krihet'', se kush është kjo e fundit, e gjeni juve.

Zonja dhe zotërinj, Teatri është tempull, në Teatër futen gjithë njerëzit pa dalllim feje, krahine, ideje, ai është një pasqyrë e madhe ku të gjithë tregojnë veten, dhe këta udhëheqësat tanë panë veten aty, panë se çfarë plehrash janë, çfarë ndyrësirash janë dhe thanë ta heqim këtë... se ky na bën hatanë!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco