Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Darka Rama-Mitsotakis/ Sekretet që shqiptarët i mësojnë vetëm nga mediat greke

Darka Rama-Mitsotakis/ Sekretet që shqiptarët i mësojnë vetëm nga mediat greke

12:18, 15/09/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme kryeministri i Shqipërisë  Edi Rama do të nisë një vizitë dy ditore në Greqi.

Fillimisht zyra e Ramës nëpërmjet `Top Chanel` tha se ky udhëtim bëhej në kuadër të postit tij si kryetar i OSBE, por më pas ky fakt u përgënjeshtrua nga qeveria greke, e cila deklaroi se takimet e parashikuara bëheshin në kuadër të një eventi të organizuar nga “The Economist”, i cili do të mbledhë liderët e vendeve të BE-së dhe të Ballkanit.

Bëhet fjalë për një tryezë të rrumbullakët me temë “Forcimi i kohezionit në kohë turbulence në Europë”, e cila do të mbahet në kryeqytetin grek më 15 dhe 16 shtator.

Brenda këtyre dy ditëve mësohet se liderët e vendeve pjesëmarrëse do të zhvillojnë edhe takime dypalëshe, njëri prej të cilëve zbulohet se është ai mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me atë të Greqisë, Kyrakos Mitsotakis.

Pikërisht ky takim është përfolur shumë nga mediat në të dyja anët e kufirit, sidomos pas rihapjes së çështjes së detit mes dy vendeve. Në emër të Shqipërisë kryeministri Edi Rama ende nuk ka dhënë asnjë detaj apo axhendë për atë që pritet që të bisedojë me homologun grek gjatë një darke, kokë më kokë, për të cilën raportojnë mediat greke se do të konsumohet sot.

Njësoj si më herët, në Shqipëri lajmet për temat  që diskuton apo vendos kryeministri ynë me homologët në rajon dhe më gjerë, mësohen vetëm nga mediat dhe politikanët e atyre vendeve.

Kështu mediat greke kanë njoftuar sot se gjatë kësaj darke mes Ramës dhe Mitsotakis, do të trajtohen të gjitha temat e mbetura pezull mes dy vendeve dhe veçanërisht ato që i interesojnë më së shumti Greqisë, siç është shtrirja e saj edhe 12 milje në ujërat e detit Jon.

Gjithashtu raportohet (në Greqi gjithmonë), se po sot pritet të hidhen themelet për marrëveshjen e re të detit, çështje kjo e përfolur shumë ditët e fundit, ndërsa në Tiranë nuk kanë munguar akuzat në adresë të qeverisë për një pakt të mundshëm me Athinën, i cili nuk është bërë kurrë transparent.

Në takim mësohet se do të marrë pjesë edhe ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, deputetja e partisë qeverisëse, Dora Bakojani një prej nënshkrueseve të marrëveshjes detare të 2009, si dhe ish-ministri i Jashtëm i Greqisë me partinë SYRIZA, Jorgos Katrugalos.

Nga ana tjetër nuk dihet se kë do të ketë në ekipin e tij kryeministri shqiptarë, përball kësaj skuadre që ka mbledhur homologu i tij ku nuk mungojnë edhe personalitete politike të opozitës greke.

Duket se pala greke e ka marrë seriozisht përshpejtimin e një marrëveshje, ndërkohë qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama gjatë gjithë këtyre ditëve e kanë mohuar ekzistencën apo tentativën e një marrëveshje për detin, edhe pse kanë theksuar (kushedi se përse), se Greqia ka të drejtën e vet për t’u zgjeruar me 12 milje hapësirë detare. Të drejtë të cilën Shqipëria, sipas Ramës, e ka ushtruar që në vitin 1990 dhe tani pas 30 vitesh Greqia u kujtua se mundet edhe ajo!

Në këtë situatë tymnaje, opinioni në Shqipëri është i zhytur në terr të plotë informativ nga ana e udhëheqësve të vet. Përveç kryeministrit Rama, askush nuk e di se për çfarë do të bisedojë ai me homologun grek. 

Nuk është hera e parë që i pari i vendit vepron në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve në mungesë të plotë të transparencës dhe në fshehtësi. Njësoj u veprua edhe në kohën e qeverisë Tspiras, kur bisedimet dhe marrëveshjet që firmoste ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në Shqipëri mësoheshin nga mediat greke apo politikanë të atij vendi që hapnin shampanjën për të festuar “zgjerimin e atdheut”.

Duket se edhe këtë herë kemi të njëjtën situatë: Një kryeministër që hedh në bisedime e marrëveshje okulte Shqipërinë, pa informuar dhe pyetur askënd.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironsi/gjermani18/09/2020 22:01

Askush nuk ndryshon dot kufijte tokesore, detar apo ajror te Shqiperise asnje centimeter. Une nuk mendoj se Zoti Rama e do nje gje te tille. Se cfare duan gjitonet nuk me intereson fare. Askush nuk duhet te gjukoje enderat e tyre. Jeta na ka mesuar se Enderat me Realitetin kane ndryshim te madh. Por nganjehere ndodh qe ngjasojne me njera tjetren p.sh. realizohen por ne drejtim te kundert. Prandaj eshte edhe proverba: Inshallah mos u realizofshin te gjitha enderrat e mia. Me duket me vend te mendosh se nganjehere ke menduar mutra. Kjo eshte edhe nga mjekesia e vertetuar. Zorra e trashe eshte Organi i vetem qe ka nje lidhje te drejtperdrejte me trurin. Kjo mendoj se eshte arsyeja qe here pas here na rreshkasin mendime te dhiera.

Shto koment

Denonco