Rama reagim të gjatë: Nuk ka marrëshje, por nuk thotë asnjë fjalë për zgjerimin grek me 12 milje

Rama reagim të gjatë: Nuk ka marrëshje, por nuk thotë asnjë fjalë për zgjerimin grek me 12 milje

15:36, 29/08/2020
A+ Aa A-

Me anë të një reagimi të gjatë, kryeministri i vendit, Edi Rama ka dalë sërish me një deklaratë në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë, ndërsa iu përgjgjiet akuzave që janë bërë gjatë ditëve të fundit për mos-transparencë mbi komunikimin e palëve.

Rama thotë se për kufijtë mes dy shteteve s’mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë duke shtuar se nuk bëhen marrëveshje të fshehta për këtë punë, sepse s’kanë asnjë vlerë mbi detin e mbi tokën për sa kohë janë të tilla.

Postimi i plotë:

NJE KOMERDARE LOGJIKE PËR ATA QË DUAN TË DALIN NGA LOJA E DETIT, DY FJALË PËR GREQINË DHE NJË VATH NË VESH NGA UNË PËR JU

Padija nuk është faj, askush nuk i di të gjitha dhe sa të rrosh do mësosh, thotë populli. Faj është ta ushqesh padijen, ta shfrytëzosh padijen, ta ushtrosh padijen si armë ndaj tjetrit.  Shoh që vazhdojnë disa të shajnë e të mallkojnë, lidhur me “shitjen” e detit dhe meazallah se hanë pykë, kur u thua nuk ekziston as shitja, as falja, as vetë marrëveshja për detin! Disa prej tyre janë të verbër e të shurdhët me sytë e veshët top, por mendja e mbledhur top me litarët e opozitës sonë në krizë për mend, i bën të pakurueshëm. Disa të tjerë janë sinqerisht të shqetësuar për këtë çështje, megjithëse e kemi sqaruar që nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Të parëve s’kemi ç’u bëjmë, nuk duan të dëgjojnë, të lexojnë, të kuptojnë. Të dytëve po u ridrejtohem, me shpresën që do mund të dalin nga dallga artificiale e kësaj loje të ulët politike!

Për kufijtë mes dy shteteve s’mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë. Nuk bëhen marrëveshje të fshehta për këtë punë, sepse s’kanë asnjë vlerë mbi detin e mbi tokën për sa kohë janë të fshehta. Bëhen marrëveshje të negociuara me vite, të cilat emrin marrëveshje e marrin kur bëhen publike dhe vlerën si marrëveshje e marrin vetëm kur kalojnë provën e institucioneve kushtetuese të shtetit. Prandaj marrëveshjet nuk merren vesh me telefonin e prishur të thashethemit të radhës, që shkumëzon në gojën e politikanëve pa atdhe apo në detin e internetit pa kufij, po vetëm kur shihen me sy, me lexim, bashkë me firmat e me vulat e tyre!

A keni pare ndonje dokument te firmosur e te vulosur per kete detin që paskam dhënë, shitur a falur une? Jo nuk keni pare, sepse nuk ka dhe s’ka se si të ketë një të tillë. Se po të kishte do të dilte, po s’mund të dalë gjëkundi asnjë marrëveshje e tillë me firma e me vula, që unë nuk e di apo që unë mund ta mbështes, nëse cënon interesin kombëtar të Shqipërisë! Kush e luan me ju këtë lojë do t’ju bëjë për budallenj, tallet paturpësisht me ndjenjat tuaja për të përfituar politikisht prej çoroditjes që synon t’ju shkaktojë, duke ju prekur ndjenjat.

Sa për kujtesë isha unë në krye të opozitës, kur çova në Gjykatën Kushtetuese, një marrëveshje të mëparshme, për kufijtë detarë me Greqinë, të firmosur e të vulosur nga Lulëzim Basha, me bekimin e me mbrojtjen publike të Sali Berishës e të Ilir Metës. Sipas meje ajo marrëveshje cënonte interesin kombëtar. Po jo se ashtu ma thoshte mendja mua, por sepse kështu e gjykoi një ushtarak patriot si Myslim Pasha, i cili e ngriti publikisht e profesionalisht shqetësimin mbi çfarë kishte firmosur fiks i njëjti Lulëzim, që sot merret me thashetheme të ulëta për të kapur në detin e paditurisë, ndonjë sardele më shumë për tiganin e ndryshkur të opozitës.

Dhe unë, që atëherë isha krejt i paditur për të Drejtën e Detit, mblodha ekspertët, dëgjova sa munda, hapa librat, mësova sa munda, e së bashku me të tjerë, vendosa ankimimin e asaj marrëveshjeje në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e rrëzoi marrëveshjen e Lulëzimit, Saliut dhe Ilirit, me rezultatin kuptimplotë 9 me 0. Pikërisht sepse cënonte interesin kombëtar. Por ama ne çuam në gjykatë një dokument shtetëror, jo një thashethem digjital për tradhëti kombëtare dhe nuk hapëm një gjyq publik llogjesh nacional-folklorike rrugëve, po një gjyq serioz në nivelin më të lartë të pushtetit gjyqësor.

Sot po këta që e bënë atë marrëveshje antikombëtare dhe e futën edhe detin në çorbën e Shqipërisë që qeverisën, prej padijes së tyre të dhimbshme a prej shpërfilljes sportive të interesit kombëtar ose të dyjave bashkë, kanë kapur kallamat me dorë e kanë dalë për gjahun politik të radhës.
Për të mbrojtur detin nga unë!

O Zot!

Duhet të jesh peshk i trullosur komplet që ta hash karemin se Lulëzim Basha, Ilir Meta dhe Sali Berisha (shyqyr Monika ia ka lënë Peço peshkatarit grepin këtë herë, se është e zënë me skuqje karkalecash me muzikë Desperado:-), po mbrojnë sot nga unë detin që e kanë zakon ta bëjnë kos e dhallë, sa herë zënë dybekun e pushtetit me dorë. Megjithatë, fatkeqësisht, u ka zënë grepi gjithnjë peshq të trullosur dhe s’kanë faj që vazhdojnë ta hedhin përditë në detin e muhabetit publik, karemin e politikës së tyre pa din e as iman.

Njësoj si më parë, kur ministri i jashtëm grek foli andej në një televizion, për ushtrimin e të drejtës së Greqisë për t’u shtrirë në miljet e famshme, që Konventa Ndërkombëtare e të Drejtës së Detit ia njeh çdo shteti me dalje në det dhe këtu plasi peshku me dinamitin e luftës politike, edhe sot përsëritet e njëjta poshtërsi ndaj publikut shqiptar pasi kryeministri i Greqisë thotë të njëjtën gjë në parlamentin grek, pas firmosjes së marrëveshjeve detare të shtetit të tij me Italinë dhe Egjiptin.

Plas dinamiti i politikës së trullosjes të shqiptarëve në pellgun e llokoçitjeve opozitare dhe pllaf, pllaf, pllaf, dalin me barkun jashtë në sipërfaqe peshqit e urrejtjes nacionaliste, të mllefit partiak e të paditurisë për temën, duke krijuar një tollovi absurde si sherret e rakisë në klubin e fshatit. Si zakonisht në këto raste, sado të flasësh me logjikë, pa dalë rakia s’ka shans të mbarojë tollovia! Po le të kthehemi tek marrëveshja në fjalë mes Shqipërisë e Greqisë, për ta ndihmuar daljen e rakisë dhe hequr dhimbjen e kokës së atyre që duan të kuptojnë.
Kush do vërtetë të dëgjojë dhe të kuptojë si qëndron e vërteta e kësaj historie, le të më ndjekë me vëmendje sepse fatmirësisht, është shumë e thjeshtë.

Fjala e kryeministrit grek në parlament, siç e kam shpjeguar më parë, nuk ka asnjë lidhje me ujërat territorialë të Shqipërisë, me ndonjë marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë apo me ndonjë punë të Shqipërisë që lidhet me të drejtën e vendit fqinj për ato 12 miljet e stërpërfolura, sikur të ishin 12 kamiona me ujë deti që unë i paskesha kaluar fshehurazi në shtetin fqinj.  E drejta e 12 miljeve buron nga Konventa Ndërkombëtare e të Drejtës së Detit dhe Greqia nuk ka kufij detarë vetëm me Shqipërinë, po edhe vende të tjera, kështu që kryeministri grek është në të drejtën e vet kur flet në parlamentin e tij, për detet e Greqisë. Ndërkohë, për sa i përket deteve tona, Shqipëria e ka ushtruar në vitin 1990 të drejtën e saj të shtrirjes në ato milje, në bazë të asaj konvente ndërkombëtarë të vitit 1982. Zgjerimi i bërë nga Shqipëria në marsin e 1990-ës është depozituar në Kombet e Bashkuara dhe as është kontestuar, as mund të kontestohet nga Greqia.

Por kjo mbase është shumë teknike për disa që vazhdojnë të mbrojnë detin e Shqipërisë nga fjala e kryeministrit të Greqisë, megjithëse e kemi shpjeguar disa herë, që deti nuk ndahet me gardhe si parcelat në fshat, po ka edhe hapësira të ndërmjetme ujrash ndërkombëtare mes “parcelave” ujore të çdo shteti. Kështu që po ju shpjegoj, informoj, sqaroj edhe njëherë, se Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për përcaktimin e dakordësuar të kufijve detarë mes tyre.

Unë dhe kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotaqis, nuk kemi folur ende për këtë çështje, as kur jemi ulur në takimin e parë në Neë York, as kur jemi ulur në takimin e dytë në Athinë dhe as në ndonjë rrethanë tjetër, kur jemi takuar në këmbë apo kemi komunikuar në telefon – njëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, kur ai është treguar një mik shumë i çmuar i Shqipërisë dhe ka kontribuar megjithë zemër për operacionet e shpëtimit të jetëve nën rrënoja. Dhe herën tjetër kur kemi këmbyer opinionet për masat kundër Covidit.

Qeveria jonë dhe qeveria greke nuk kanë biseduar asnjëherë dhe nuk kanë këmbyer asnjë opinion për këtë çështje, qyshse në krye të punëve në Greqi ka ardhur zoti Micotaqis. Negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për të ashtuquajturin delimitim të ujërave mes Shqipërisë e Greqisë, i kemi zhvilluar me qeverinë e mëparshme greke dhe marrëveshja nuk është arritur të mbyllet, pavarësisht progresit të konsiderueshëm nga pika zero ku jemi rinisur pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese, të asaj marrëveshjes së nënshkruar jo nga unë, po nga ata që sot po e mbrojnë detin nga unë.

Ne duam ta arrijmë një marrëveshje me Greqinë për këtë çështje, siç kemi arritur edhe të tjera e siç duhet të arrijmë të tjera akoma. Ne Greqinë e konsiderojmë një nga tre partnerët strategjikë më të afërt të Shqipërisë, së bashku me Italinë dhe Turqinë. Ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj Greqisë dhe Greqia nuk ka të tilla ndaj nesh (përtej klubeve respektive dhe primitive të peshkatarëve që gjuajnë për trupeshq, me karemin e nacional-folklorizmit nëpër harta gjoja kombëtare po në fakt thjesht elektorale), por ne kemi pretendime reciproke për bashkëkombasit që jetojnë në shtetin tjetër, të cilëve së bashku, të dyja qeveritë, me dialog konstruktiv e mirëkuptim njerëzor në radhë të parë, duhet t’u bëjmë papushim hyzmet të posaçëm për të drejtat e tyre.

Ne jemi fqinj të shkëlqyer në nivelin e marrëdhënies mes popujve, por s’kemi shkëlqyer gjithnjë në marrëdhëniet politike mes shteteve e qeverive. S’kemi ditur gjithnjë në dekadat para e pas vitit 1990, as ne e as grekët, ta vëmë politikën në shërbim të miqësisë mes popujve tanë dhe të mos bëjmë politikë ditore me historinë në kurriz të tyre. Sot marrëdhëniet mes dy qeverive në Athinë e në Tiranë, janë të mira dhe kanë një potencial të madh për t’u bërë të shkëlqyera. Unë punoj për këtë qysh nga dita e parë si kryeministër, ama pa ngurruar ta ngre zërin kur e kërkon interesi i Shqipërisë dhe duke besuar që zerimi i problemeve me fqinjët nuk vjen nga heshtja për problemet mes fqinjësh. Dhe ndjesia ime e fortë është që edhe kryeministri Micotaqis po punon për këtë, qysh ditën që hyri në zyrën e tij.

Natyrisht, nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë, por po përparojmë duke lundruar në ujrat e dëshirës reciproke për mirëkuptim, bashkëpunim, sukses për popujt tanë.  Po shtoj këtu edhe një detaj teknik, por kuptimplotë. Grupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator. Këto ndryshime do të bëhen nëse do të rinisin negociatat dhe këto ndryshime nuk bëhen pa miratimin nga Presidenti të anëtarëve të rinj – jashtë grupit negociator askush, as kryeministri, nuk negocion dot asgjë dhe nuk shet e as blen dot asnjë litër ujë deti. E dyta, çfarëdo marrëveshje që arrihet në nivelin e grupit negociator, duhet të marrë miratimin e Presidentit, i cili ka thënë se marrëveshjen e mundshme do t’ia çojë Gjykatës Kushtetuese. Dhe e treta, marrëveshja që të marrë vlerë përfundimtare, shkon në parlament për të marrë vulën përfundimtare të Sovranit.

Miq!

Mbajeni vath në vesh dhe as kur ju bie në kokë rakia e pështirë e fuçive politike e mediatike mos e vini kurrë në dyshim, se nuk bën dot vaki që unë të tradhëtoj amanetin e katragjyshërve e stërgjyshërve të mi, nga gjaku familjar apo nga gjaku shpirtëror; as amanetin e Kristaq Ramës së parë, stërgjyshit tim që shkriu pasurinë për hapjen e shkollave shqipe dhe nënshkroi në Durrës pavarësinë e Shqipërisë; as amanetin e Odise Kasnecit, stërgjyshit të Anetës dhe mikut për kokë të Abdyl Frashërit, që ishte anëtar i Lidhjes së Prizrenit dhe u vra si përhapës i gjuhës shqipe nga një komando ekstremistësh grekë të asaj kohe; as amanetin e atij Plakut të Vlorës, që e mbaj mbi kokë çdo ditë në zyrën time, as amanetin e Imzot Nolit, që më mësoi shqipen e gjuhës e të Faik Beut, që më mësoi shpatën e gjuhës dhe as, as, as… me radhë se janë shumë që t’jua numëroj këtu.

Tani ata që nuk heqin dot dorë nga ajo raki e pështirë, le të vazhdojnë të pinë e le t’i hedhin sa të duan tapat e trurit në detin e internetit! Prodhuesve të asaj rakie do t’u vijë prapë nga radha e gjykimit nga populli bashkë me faturën e kripur, siç u erdhi në vitin 2017. Unë do të vazhdoj të bëj sa të mundem gjithçka duhet bërë, në respekt të amanetit të atyre pleqve që përmenda më lart dhe në shërbim të këtij vendi e të këtij populli.  Ndërsa Madhëria e Saj, Koha, do t’i verë gjitha në vendin e tyre dhe do të tregojë se ku e ka vendin gjithkush në historinë e këtij vendi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bodrumi29/08/2020 21:58

Anonim bodrumesh, marrëveshja e rakorduar fliste për 6 milje det Greqisë nga bregu, ishte domin publik, por në lojë ishin vizat shengen, rradhat kilometrike nëpër ambasada si në kohën e verdull kristaqit. E realizoi Berish Basha. Pastaj Edvini shkoi në Kushtetuese dhe e bllokoi marrveshjen me 6 milje, ndërkaq vizat shengen i morëm. (Ndoshta hera e parë në histori që i marrim grekut pa i dhënë asgjë). Tani greku shpall se zgjeron atdheun me 12 milje (jo me 6 si e para) dhe zullapi ynë i jep të drejtë. Nuk ka lidhje me detin shqiptar thotë këllufi. "Paska lidhje me Oqeanin Indjan". Janë 12 milje rrotull ishujve sa një pullë poste, pra arrin deri gati në Vlorë. Praktika ndërkombëtare nuk i kosideron ishujt si pulla poste për hapsirën 12 milje, madje as një milje kur janë përballë dhe oranë shteteve të tjera, sikurse është rasti ynë. Prandaj ky këllufi ynë, meqë nuk ka si të mbrohet, sulmon si rrugaç e fyen dynjanë për injorancë, pikërisht ky i dituri ynë, gjithollogu ynë, shkarravina jonë, këpordha jonë tek kryeministria. Aty flitet për biliarda euro gaz e hidrokarbure, prandaj greku duke e njohur mirë (dihet botërisht) dashurinë e pashuar të Edvinit për paratë , nuk e ka për gjë ti japë ca miljarda diktatorit të plotfuqishëm të Shqipërisë që mban fort në duart e tij të gjitha pushtetet, edhe toka, edhe deti, edhe ajri në Shqipëri, madje edhe jeta e njerëzve, e kafshëve, e bimëve, e zogjve dhe e peshqve janë të Edvinit, kështu mbyll meselenë me palo' arvanitasit.

Bodrumi29/08/2020 21:56

Anonim bodrumesh, marrëveshja e rakorduar fliste për 6 milje det Greqisë nga bregu, ishte domin publik, por në lojë ishin vizat shengen, rradhat kilometrike nëpër ambasada si në kohën e verdull kristaqit. E realizoi Berish Basha. Pastaj Edvini shkoi në Kushtetuese dhe e bllokoi marrveshjen me 6 milje, ndërkaq vizat shengen i morëm. (Ndoshta hera e parë në histori që i marrim grekut pa i dhënë asgjë). Tani greku shpall se zgjeron atdheun me 12 milje (jo me 6 si e para) dhe zullapi ynë i jep të drejtë. Nuk ka lidhje me detin shqiptar thotë këllufi. "Paska lidhje me Oqeanin Indjan". Janë 12 milje rrotull ishujve sa një pullë poste, pra arrin deri gati në Vlorë. Praktika ndërkombëtare nuk i kosideron ishujt si pulla poste për hapsirën 12 milje, madje as një milje kur janë përballë dhe oranë shteteve të tjera, sikurse është rasti ynë. Prandaj ky këllufi ynë, meqë nuk ka si të mbrohet, sulmon si rrugaç e fyen dynjanë për injorancë, pikërisht ky i dituri ynë, gjithollogu ynë, shkarravina jonë, këpordha jonë tek kryeministria. Aty flitet për biliarda euro gaz e hidrokarbure, prandaj greku duke e njohur mirë (dihet botërisht) dashurinë e pashuar të Edvinit për paratë , nuk e ka për gjë ti japë ca miljarda diktatorit të plotfuqishëm të Shqipërisë që mban fort në duart e tij të gjitha pushtetet, edhe toka, edhe deti, edhe ajri në Shqipëri, madje edhe jeta e njerëzve, e kafshëve, e bimëve, e zogjve dhe e peshqve janë të Edvinit, kështu mbyll meselenë me palo' arvanitasit.

Askush29/08/2020 18:24

Rama thote se nuk ka marveshje ne leter, por hesht, dhe lejon greqin te marri 12 milje det.

Pa emer29/08/2020 18:19

Pse duhen te priste Greqia 38 vjet qe te merrte cfare I takon (sipas patriotit 2 M)

Ekspert29/08/2020 18:18

Greqia po shkel ligjet nderkombetare te detit, duke bere fakt te kryer rrembimin e shelfit kontinental shqipetar nepermjet ishujve te saj, gje e cila eshte e jashteligjshme ne çdo rast. "Ligjet e detit theksojne se ishujt nuk mund te kenë Shelf kontinental". Institucionet shqipetare mos mbyllin sy e vesh, por te reagojne e ta çojn çeshtjen ne gjykatat nderkombetare, në të kundert kjo quhet tradhti e rende kombetare.

Arberi 29/08/2020 17:34

Kete loje beri dhe me Kosoven por ja dhjeu Ramush Haradinaj ja tregoj kufirin tek Thana se do e kishte shit veriun e Mitrovices sic ka shit 12 milje ujra detare. Ore keta politikan shqiptare pse nuk reagojne te ngrejne popullin per kete maskarallik qe ka bere Edi Rama, kush ja beri detin Edi Rames Kristaqi qe mundet tja shesi Grekut. Z President, Z Kryetar i Opozites, dhe te gjithe politikanet dhe ushtaraket aktiv dhe te dal ne pension, te ngrihen ti kerkojne sqarim dhe llogari Edi Rames dhe Greqise per kete çeshtjen e ujrave detare.

KS29/08/2020 17:24

Ky kryehajdar pse nuk i kerkon llogari Greqise ku ne cfare zone zgjerohesh me 12 milje? dhe ta pyesi Grekun cenohen kufijt e Shqiperise me kete zgjerim? Qe dhe shqiptaret ta kuptojne na eshte vjedhur kjo pasuri kombetare apo jo, kete kerkojme nga ty Edi Rama. Ky palle qe kemi ne per kryeminister ja ka firmosur Grekut dhe spo din tani si te dali nga kjo situate dhe na tregon perralla. Shqiptaret do ta kuptojne shume shpejt kur motovedetat Greke do patrullojne perballe Vlores Dhermiut Himares etj dhe do ndalojne mjetet detare shqiptare per shkelje ujrave Greke. Rama eshte njeriu me i degjeneruar qe ka par historia, ai me shpirtin e tij te zi e shet te gjithe Shqiperine dhe nuk i bohet vone fare per ne. Duhet reagim nga te gjithe se perndryshe ikem per lesh do bohemi si Arixhijt qe skane shtet.

KS29/08/2020 17:19

Ky kryehajdar pre nuk i kerkon llogari Greqise ku zgjerohesh me 12 milje dhe ta pyesi Grekun cenohen kufijt e Shqiperise?. Ky palle qe kemi ne per kryeminister ja ka firmosur Grekut dhe spo din tani si te dsli nga kjo situate dhe na tregon perralla. Shqiptaret do ta kuptojne shume shpejt kur motovedetat Greke do patrullojne perballe Vlores Dhermiut Himares etj dhe dondalojne mjetet detare shqiptare. Rama eshte njeriu me i degjeneruar qe ka par historia, ai me shpirt e shet te gjithe Shqiperine dhe nuk i bohet vone fare per ne. Duhet reagim nga te gjithe se perndryshe ikem per lesh do bohemi si Arixhijt qe skane shtet.

Daj Jaku29/08/2020 16:48

Qëllimi i jetës i Edvin Ramës është vetëm një, të mbledhë pasuri përrallore për tu rradhitur në krah të multimiljarderëve që plazmojnë Globin, Bill Gates, Sorros, Jeff Bezos, Mark Zuckenberg.. & CO. Këtë qëllim e ka shprehur edhe vetë që do blejë një ishull tropikal ku do të ndërtojë mbretërinë e tij, prej andej të vendosë fatet e Botës në shoqërinë e hapur neomarksiste poperiste, të komanduar nga grushti i multimiljarderëve, bukur komunizëm, sikurse kolonia e bletëve që egzistojnë dhe punojnë vetëm për mbretëreshën. Ndërsa Billi, Sorrosi, Marku, Sorra e zezë, Jeffi kanë krijuar bisnese të ligjëshme duke i kthyer në perandori ekonomike globale, Edvin Krimi nuk ka kryer asnjë lloj aktiviteti të ligjshëm, e ka filluar me kontrabandë ikonash, duke u dënuar penalisht në Francë (prandaj ka ndërruar edhe emrin nga Edvin në Edi), më pas e ka vazhduar me aferat gjigande të vjedhjes totale të pasurive të shqiptarëve nëpërmjet politikës, si ministër, kryetar bashkie, kryeministër, e ka vazhduar me pazarllëqet e trojeve të Kosovës me Vuçiqin, me aneksimin e Shqipërisë në Jugosllavinë e Re, tashmë në fund duke i shitur Greqisë detin e Shqipërisë. Shto edhe biznesin e drogave të forta e kanabisit që sjellun miliarda të tjera në bankat off shore të Lindës dhe Olsit. Dihet botërisht, ashiqare, që Edvini lekët i ka marrë gjithmonë paradhënie. Ndërsa si kryeministër ka arritur të varfërojë deri në ekstrem shqiptarët, duke i zbuar në masë nga atdheu. Kryevepra e tij e fundit, shëmbja e Teatrit Kombëtar për një aferë 200 milion euro, tash në fund edhe deti, imagjinoni sa miliard i kanë paguar grekët. Prandaj nuk jep asnjë argument por shprehet me fraza fyese rrugaçërie pa asnjë lidhje me këtë grabitje gjigande ndaj tërësisë gjeografike të Shqipërisë. Po nuk u ngritëm të gjithë si komb shqiptar kudo ku jemi nëpër botë për ti dhënë grushtin e merituar kësaj fatkeqësie kombëtare që na ka pllakosur me emrin Edvin Rama, nuk do ketë më Shqipëri e as shqiptarë. Është rasti që Presidenti Ilir Meta të shpërndajë parlamentin ilegjitim të Gjuzrave e Maliqërve për të ndalur këtë krim historik ndaj Kombit. Edvin "patrioti" në litar. Përrallat me gjyshra e stërgjyshra e Kristaq kriminel poetësh, me mësues Ismail, Nol, Faik (çfar mut mësuesish paskan qenë që kanë nxjerrë një nxënës të tillë me gojën si gjyryk qenefi) e të tjerë nuk i han askush o injorant di dhija, gjith ky "patriot" që përzen shqiptarët nga Shqipëria, që shet vgrabitjet e votave për fitore, që ndërron kushtetutën si brekët e kurvave që ka pas e që ka rrotull, që "ndërton" rrugë fushore me 10 fishin e kostos në krahasim me Kroacinë e mbushur me tynele midis maleve. Erdhe me thoj pis, i palarë, i zgjebosur nga Franca, ke punu vetëm si nëpunës me rrogë shteti, dmth ministër, kryekar bashkie, kryekar ministër. Sot je multimiliarder me lekët e vjedhura Shqipërisë e shqiptarëve, të gjitha të nxjerra jashtë Shqipërisë nëpër parajsa fiskale offshore, duke varfëruar atdheun si një leckë të shtrydhur. Nuk ke lënë as edhe një dhjepllomat të huaj pa korruptuar me pare shqiptarësh, na vjedhin e na tregojnë gishtin e mesit, ndërsa ti argëtohesh. Dhe gafurresh me kriminelët që do ti vjedhësh përsëri zgjedhjet, o "patrioti den baba den". Figura më e fëlliqur që ka prodhuar Kombi gjatë historisë mijravjeçare, Shpikje e ndyrë e Sorrës së zezë që punon për fshirjen e Shqipërisë nga harta e Globit.

N29/08/2020 16:21

Duhet larguar nga pushteti ky njeri me cdo çmim,neser do jetë shumë vonë sepse dëmi qe do i shkaktojë vëndit do jetë shumë i madh.

Anonim29/08/2020 16:20

Rama ne fakt ka folur per te drejten e Greqise per ta caktuar 12 milje tashme te drejten e perdorimit te detit!!! E ke ne shkrimin e gjate te Rames, nqs do ta lexosh!!! Une si demokrat, pasi lexova reagimin e Berishes dhe tani te Rames, perfundimisht nuk po kuptoj asgje!!! CimPekalive!!! A ka mundesi te na ndricosh nje here e pergjithmone se si eshte puna??? Deri tani qe flasim, ekziston vetem nje marrveshje ne leter qe e ka firmos Berisha (Basha) dhe e ka bllokuar Gjykata Kushtetuese e Shqiperise!!! Cdo gje tjeter eshte gjoja “Skandal” thashethem, i tipit “kshtu po flitet”....

Shto koment

Denonco