Kufiri detar me Greqinë, Meta: Do t'i qëndroj deri në fund vendimit të Kushtetueses

Kufiri detar me Greqinë, Meta: Do t'i qëndroj deri në fund vendimit të Kushtetueses

13:43, 27/08/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka folur për çështjen e kufirit detar me Greqinë duke thënë se do t'i qëndrojë vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund. “Shqiptarët duhet të jenë të sigurt që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën. Për çështjen në fjalë do të respektojë vendimin e Gjykatën Kushtetuese dhe këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona”, tha Meta nga Vlora, sipas A2CNN.

Presidenti Meta ishte në ceremoninë në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, zhvilluar në Drashovicë, ku ndau disa çmime vlerësimi për atdhetarë të spikatur dhe u pyet mbi marrëveshjen detare Shqipëri- Greqi.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese në vitin 2010 e ka hedhur poshtë marrëveshjen detare me Greqinë. Gjykata Kushtetuese me vendimin 15, datë 15.4.2010, e shfuqizoi marrëveshjen duke arritur në përfundimin e mëposhtëm.

Presidenti ishte sot në Drashovicë, prej nga ku publkoi disa foto bashkë me këtë shënim:

"Shumë i lumtur të jem sot në Drashovicën e burrave hijerëndë, fisnikë dhe krenarë, simbolin e shkëlqyer të trimërisë dhe qëndresës së kombit shqiptar, ku çdo pëllëmbë tokë mbart histori, sakrifica dhe gjakun e bijëve e bijave të paharruar të kësaj krahine.

Këtu në Harkun e Triumfit të luftërave për liri e mbrojtje të integritetit territorial, në vendin e kuvendeve dhe besëlidhjeve të burrave të kombit, aty ku u mbrujtën dhe nisën betejat e mëdha për çlirimin e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Djemtë e Drashovicës dhe e mbarë Labërisë, zemërluanët kuq e zi të çdo epoke, janë model i shkëlqyer i djalërisë shqiptare."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco