Pamje të rënda/ Zemërim dhe kaos, Rama detyrohet që të fusë kamerat shtetërore te COVID 2

Pamje të rënda/ Zemërim dhe kaos, Rama detyrohet që të fusë kamerat shtetërore te COVID 2

11:53, 14/08/2020
A+ Aa A-

Pas presionit të madh mediatik dhe publik për `sekretin` që po mbahet me atë që po ndodh brenda spitaleve COVID, ditën e sotme minstrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka futur brenda spitali `Shefqet Ndroqi` kamerën shtetërore.

Pavarësisht nga regjia e kujdesshme në videon e shpërndarë për mediat, duket situata e rëndë brenda këtij spitali ku ka një fluks në rritje të pacientëve të prekur nga virusi i rrezikshëm si dhe të rasteve të dyshuara, që po marrin trajtim në këtë spital.

Gjithashtu shefja e Shërbimit e Shërbimit të Pneumologjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, prof. Silvana Bala ka bërë një apel për qytetarët duke synuar që t'i qetësojë.

“Asnjëherë mos mendoni që kjo sëmundje është e lehtë. Është shumë e rëndë, është shumë e vështirë. Këta persona që shihni këtu, kanë qenë të shëndoshë, por në një moment, janë në vështirësi me jetën”, thotë ajo në këtë video.

Ditët e fundit përpara këtij spitali ka pasur tension nga familjarët e të shtruarve me COVID-19, të cilët pretendojnë se kushtet dhe medikamentet aty janë të pamjaftueshme. Në prononcime të shumta për mediat, qytetarët janë shfaqur të zemëruar për mungesën e transparencës, si dhe për gjendjen klinike dhe fatin e të afërmve të tyre të shtruar në këto spitale.

Gjithashtu janë shtuar zërat publikë dhe të specialistëve të cilët kërkojnë që të lejohet komunikimi i familjarëve me pacientët që nuk janë në gjendje të rëndë, pasi mungesa e plotë e transparencës për atë që ndodh brenda ka irrituar qytetarët e shumtë që qëndrojnë gati 24 orë në oborrin e spitalit.

Edhe vetëvrasja tragjike e 29 vjeçarit Xhulio Koça mëngjesin e djeshëm, pacient me Covid në këtë spital, ka ngjallur dyshime të forta për mënyrën se si po trajtohen të shtuarit aty, duke përfshirë edhe kujdesin psikologjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Live 14/08/2020 15:04

Do zoti jane vertet mire pacientet, Po kujt I ka Shkuar ne mendje per keto filma realizmi ?!

Shto koment

Denonco