Njësoj si politikanët dhe Edi Rama/ Drejtuesit e Sanatoriumit replikojnë me opozitën

Njësoj si politikanët dhe Edi Rama/ Drejtuesit e Sanatoriumit replikojnë me opozitën

11:50, 12/08/2020
A+ Aa A-

Pavarësisht se opozita është kujdesur që të bëjë diferencën mes mjekëve që luftojnë në spitalet Covid 1 dhe Covid 2 me qeverinë, kryeministrin dhe ministrinë e Shëndetësisë, drejtuesit e “Shefqet Ndroqi” nuk i kanë shpëtuar politizimit.

Nëpërmjet një deklaratë të ngjashme me atë të ndonjë partie politike dhe në stilin e Edi Ramës dhe ministres Manastirliu, drejtuesit e `Covid 2` I janë  përgjigjur Partisë Demokratike, pas akuzave të tyre se ka mungesë medikamentesh për pacientët Covid.

“Në përgjigje të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë. Spitali Covid 2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit. Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm”, thuhet në njoftimin e spitalit, ndërkohë që ende nuk jepet një shifër zyrtare lidhur me rastet e pacientëve që trajtohen në Covid 2, dhe as sa prej tyre janë konfirmuar pozitiv.

Vetë mjekët e Sanatoriumit ankohen se spitali është tejmbushur dhe shifrat janë ndryshe nga ato që deklaron qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco