Tronditëse: Një në katër të testuar rezulton pozitiv

Tronditëse: Një në katër të testuar rezulton pozitiv

17:11, 02/08/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 123 raste të reja me COVID-19 nga 474 testime të kryera në total (36 më pak se një ditë më parë).

Kjo do të thotë se një në katër të testuar rezulton pozitiv me koronavirus. Një numër i tillë tregon se përhapja e sëmundjes duhet të jetë shumë e madhe.

Shqipëria teston në nivele të ngjashme me vendet më të varfra afrikane. Burimet thonë se testohet shumë pak dhe jo të gjithë ata që kanë shfaqur simptoma.

Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, 3 qytetare nga Shkodra; një 47 vjeçare, një 51 vjeçare, një 72 vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco