Kryemadhi: Do shkojmë në Këshill Politik për të parë a preken koalicionet

Kryemadhi: Do shkojmë në Këshill Politik për të parë a preken koalicionet

21:56, 30/07/2020
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi në Çim Peka LIVE se opozita do të marrë pjesë në Këshillin Politik.

“Ulja në Këshillin Politik u bë për pikën me nevralgjike, që është hapja e negociatave. Moshapja e negociatave do të thotë izolim total i Shqipërisë. Do të thotë që shqiptarëve t’u kthehen vizat.

Nesër besoj se do marrim pjesë në Këshillin Politik. Nuk ka asnjë arsye për të mos marrë pjesë. Ai thotë se nuk i kam ndryshuar koalicionet në Kod Zgjedhor.

Në marrëveshjen e 5 qershorit, që është miratuar, janë nenet për koalicionet parazgjedhore,” tha Kryemadhi.

“Tre ambasadorët i ka pyetur sot Basha disa herë dhe ata i kanë thënë se i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit,” tha Kryemadhi.

“Edhe Aneta ta shkruajë Kushtetutën, Rama nuk del fitues. Sot, edhe 40 mandate nuk i merr. Sot, opozita kishte 86 mandate me koalicione. Me këto veprime do na i çojë në 100 mandate. Nuk ka asnjë kalkulim që e nxjerr atë fitues,” tha Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Opionisti31/07/2020 08:05

Dokete petcarje marveshje nuk do tejete me bashha por me shkrlzeni berisha nard noka dhe niko lesi muci nano mund te dali tek sheshi kunder ilir meta

Ana30/07/2020 22:02

Koalicionet o Mona te iken per lesh shko tani me bisht nder shal

Shto koment

Denonco