Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Reagimi i ashpër i Presidentit: Ndryshimi i dhunshëm i Kushtetutës, i papranueshëm

Reagimi i ashpër i Presidentit: Ndryshimi i dhunshëm i Kushtetutës, i papranueshëm

14:35, 30/07/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndryshimet e njëanshme kushtetuese në parlament, të bëra nga Edi Rama.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta:  

Akti i sotëm i ndryshimit të njëanshëm dhe me urgjencë të pajustifikueshme të Kushtetutës nga Kuvendi me legjitimitet të cunguar, është antikushtetues dhe i papranueshëm!

Ndryshimi i dhunshëm i Kushtetutës asgjësoi marrëveshjet konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit që mundësuan një proces dhe produkt gjithëpërfshirës, duke hedhur përsëri në erë mirëbesimin ndërmjet palëve, paqen sociale në vend dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Retorikat oportuniste dhe hipokrite të disa ndërkombëtarëve shkojnë kundër aspiratës dhe projektit strategjik të shqiptarëve për të ndërtuar një të ardhme europiane.

Asnjë bandë pengmarrëse s’do të mund t’i shpëtojë përgjigjes së merituar që do të marrë nga forca e qytetarëve të bashkuar kundër këtij grushti shteti.

Presidenti i Republikës si gjithmonë do të jetë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të drejtave të patjetërsueshme dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre.

Edi Rama e ftoi sot popullin shqiptar në një përballje historike.

Ai u mburr sot se është djali i komunistit që vari në mes të Kukësit poetët për fjalën e lirë.

Ne shqiptarët do t’i përgjigjemi shqiptarisht deri në fund!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 30/07/2020 16:03

Ilir Meta te keqen e kemi prej teje dhe prej teje e duam ta ndreqesh kete te keqe qe na prune ne pushtet Edi Ramen.

Skrapari30/07/2020 15:17

Eshte president ne kohen dhe momentin e duhur. Kini besim tek ky skraparnji 100 perqind shqiptar.

Bardhi30/07/2020 14:45

Jep zgjidhje urgjente President ! Jo fjalime po veprime tani.

Antirilindas30/07/2020 14:44

Rroftë Presidenti!

Shto koment

Denonco