Haradinaj tregon bisedën me Bolton dhe telefonatën në mëngjes me Thaçin

Haradinaj tregon bisedën me Bolton dhe telefonatën në mëngjes me Thaçin

21:33, 13/07/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj tha për Çim Peka LIVE se çështja e ndarjes së Kosovës është mbyllur, pasi askush nuk ishte i zoti të siguronte ndarjen. Në intervistë, Haradinaj komentoi edhe bisedën që ka pasur me John Bolton, ish-këshilltarin për sigurinë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Në media është komentuar se biseda ka qenë e tensionuar, por Haradinaj tha se Bolton e ka dëgjuar me vëmendje.

“Unë kam mjaft miq nëpër kryeqendra, me të cilët kemi folur hapur për këtë temë. Kundërshtimi për ndarjen ka qenë real dhe mjaft serioz. Argumentet me të cilët jam prezantuar, qoftë në bisedën me John Bolton.

John Bolton është njeri që dëgjon të tjerët. Ndarja nuk ka buruar prej Uashingtonit, por vjen nga rajoni ynë. Unë kam pasur një bisedë shumë përmbajtësore, me të cilën jemi ndarë me respekt të ndërsjellë. Pra zotit Bolton i është propozuar ky projekt, por ishte i kujdesshëm për të dëgjuar çdo argument.

Më ka bërë përshtypje se ishte i kujdesshëm dhe i respektueshëm dhe më ka dhënë kohën për të paraqitur argumentet e mia. Ideja e ndarjes ka bërë shumë dëme, na ka shkaktuar shumë humbje. Por edhe ideja e aktakuzës i bën dëm Kosovës,” tha Haradinaj.

Ai tha se ka pasur disa biseda me presidentin Hashim Thaçi, përfshi një telefonatë në mëngjes sot, përpara se ai të futej për intervistim.

“Kam pasur një telefonatë sot në mëngjes me Thaçin para intervistës. Presidenti i Kosovës dhe Kosova e kanë respektuar ligjin dhe nuk i kanë ikur drejtësisë. Ky është një intervistim, ai kthehet pas intervistimit. Edhe nëse konfirmohet aktakuza, kjo nuk do të thotë se prezumon fajësinë,” tha Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco