'Ndihem i tradhëtuar'/ Revolta e aktorit: Prindërit e mi nuk jetuan dot demokracinë, unë jo. Edhe djali im...

'Ndihem i tradhëtuar'/ Revolta e aktorit: Prindërit e mi nuk jetuan dot demokracinë, unë jo. Edhe djali im...

22:29, 07/07/2020
A+ Aa A-

Revoltë e fortë ajo e Gulielm Radojas në Syri TV.

I ftuar në “A-Show” përballë Adi Krastës, aktori i mirënjohur shprehu të gjithë zhgënjimin e tij me politikën në vend.

Përveçse u shpreh partiak, Radoja u shpreh i tradhtuar nga klasa politike, që prej vitit 1991.

 “Kam alergji për të gjitha llojet e partive pasi ndjehem i zhgënjyer që në 91-shin. Kam qenë një prej nismëtarëve për demokraci. Kandidat për deputetë në zgjedhjet e para pluraliste. Jam tërhequr me koshiencë. Më vjen keq se jam i tradhtuar në gen.  Ndjehem i tradhtuar. Jam rehat. Shoh filma dokumentarë, shoh filma me kartonë, nuk shoh lajme. Jam rehat”, tha Radoja.

“Ndihem i tradhëtuar, prindërit e mi nuk jetuan dot demokracinë, unë jo, besoj edhe djali im nuk do ta jetojë, nuk dua as të dëgjoj as të flas më për këtë çështje!”, shtoi aktori. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco