Premtimi i Bashës: Vendimi i parë sapo të qeverisim, do heq taksën e Rrugës së Kombit

Premtimi i Bashës: Vendimi i parë sapo të qeverisim, do heq taksën e Rrugës së Kombit

16:38, 03/07/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti ka mirëpritur gjatë takimit të tij me Z. Basha, angazhimin e këtij të fundit për të hequr taksën e Rrugës së Kombit, sapo të marrë kryesimin e qeverisë.

Pyetje: A keni patur diskutime për taksën e Rrugën së Kombit, pasi zoti Basha ka premtuar se do ta heqë atë?

Kryeministri i Kosovës: Kemi ndarë të gjitha shqetësimet, çështjet që duhet t’i adresojmë si dy shtete, përfshirë edhe taksën e Rrugës së Kombit. Kam zotimin e zotit Basha, që ajo taksë do të hiqet.

Lulzim Basha: Premtimi im qendron. Do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme, heqja e taksës e Rrrugës së Kombit. Sikundër, i kam kërkuar kryeministrit Hoti të bëjmë gjithçka për të ndihmuar sado pak turizmin në këtë kohë të vështirë. Sot paradite kam qenë në Velipojë, gjatë gjithë javës kam vizituar vijën bregdetare dhe kam parë situatën shumë të rëndë të turizmit, që përbën ¼-ën e ekonomisë shqiptare.

Të vetmit turistë që takova janë nga Kosova. Shpresoj që, me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do të mundësojmë të kemi një numër sa më të madh turistësh ga Kosova në plazhet tona të bukura, veçanërisht në këtë kohë. Ka shmë punë që duhen bërë nga ana jonë, që nga siguria rrugore, infrastruktura, çmimi i lartë i karburantit. Këto janë çështje që nuk i korrigjoj dot sot, por marr angazhim para medias, opinionit publik të Shqipërisë dhe Kosovës se një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

astrit03/07/2020 17:26

Si do financohet mirembajta e rruges? Sa eshte kostuja e saj?

Shto koment

Denonco