Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Deklaratat e eurodeputetëve/ Berisha: Ky ishte denoncimi i narkoshtetit shqiptar në tempullin e demokracisë europiane

Deklaratat e eurodeputetëve/ Berisha: Ky ishte denoncimi i narkoshtetit shqiptar në tempullin e demokracisë europiane

19:49, 22/06/2020
A+ Aa A-

Me përfundimin e mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme në PE, ku në rend të ditës ishte situata në Shqipëri, reagon edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha thekson se, ky është de facto edhe denoncimi i narkoshtetit shqiptar në tempullin e demokracisë europiane.

Reagimi i plotë:

Denoncohet ne PE dobesia e madhe e Edvin Droges per trafikantet e droges! Ky eshte defakto edhe denoncimi i narkoshtetit shqiptar ne tempullin e demokracise europiane! “Edvini tregohet shume i ashper me gazetaret dhe shume i bute me trafikantet”! Ky eshte denoncimi historik i narkoshtetit shqiptar nga deputeti i Parlamentit Europian David Lega.

Me kete deklarate ne seancen e Komisionit te Jashtem te Parlamentit, Lega denoncoi publikisht dhe boterisht dobesine e madhe pra lidhjet se paku shpirterore te narkokreut te narkoshtetit Edvin Rames per trafikantet dhe armiqesine e tij te eger ndaj gazetareve sepse i denoncojne keto lidhje.

Ketu me poshte keni denoncimin raportin mbi denoncimin e Leges!

‘Rama më i ashpër me gazetarët se sa me trafikantët’/ Eurodeputeti: Pa u rregulluar ky raport nuk ka negociata me BE-në

Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian ka nisur diskutimet posaçërisht për situatën aktuale në Shqipëri.
Ky rend dite i pazakontë u lajmërua nga kreu i komisionit David McAllister.

Deri tani, kanë diskutuar për Shqipërinë raporteri David Lega dhe eurodeputeti Gahler. Lega është shprehur se ‘qeveria tregohet shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me trafikantët.

Derisa ky raport të ndryshojë, Shqipëria nuk mund të hapë negociatat me BE.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco