Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Përdor emra të ndryshëm/ Reagon biznesmeni shqiptar i skandalit të Zimbabve: Nuk jam Ilir Dedja

Përdor emra të ndryshëm/ Reagon biznesmeni shqiptar i skandalit të Zimbabve: Nuk jam Ilir Dedja

17:37, 21/06/2020
A+ Aa A-

Pasi pushtoi mediat dhe portalet ditët e fundit dhe solli edhe një reagim nga selia e PD, biznesmeni shqiptar, i cili përdor disa emra dhe që përflitet si "njeriu hije" i inceneratorëve në Shqipëri, Klodian (Mirel) Mërtiri, reagon për herë të parë pas akuzave dhe shkrimit në mediat ndërkombëtare lidhur me skandalin korruptiv të tenderit 60 milionë dollarësh në Zimbabve për pajisjet mjekësore kundër COVID-19.

Përmes një deklarate që mban firmën e tij, Klodian Mërtiri mohon të ketë lidhje me këtë kontratë korruptive.

Sa i takon fotografisë së tij, ku shfaqej në krah të Presidentit të Zimbabvesë, biznesmeni shqiptar thekson se nuk ka asnjë lidhje me kontratën dhe se po përdoret qëllimisht për të krijuar skandal.

Reagimi për mediat i biznesmenit Klodian (Mirel) Mërtiri:

"Duke marrë shkas nga shumë publikime të bëra së fundmi në portale, media të shkruara dhe vizive, lidhur me emrin tim, unë Mirel Mërtiri i datëlindjes 08/08/1978 deklaroj në përgjegjësinë time të plotë, se të gjitha spekullimet lidhur me implikimin tim në kontraten e përfolur në Zimbabwe mes kompanisë Zviceriane Drax Consult Sagl dhe Natpharm janë të pavërteta.

Fotografitë e mia të publikuara gjerësisht në media, nuk kanë asnjë lidhje me kontratën në fjalë, por është përdorur qëllimisht për të krijuar skandal dhe dëmtuar reputacionin tim. Unë nuk jam Ilir Dedja.

Ditën e sotme kam ngritur Padi Penale per disa nga mediat të cilat kanë cenuar me dashakeqësi dinjitetin dhe integritetin tim me publikimet e tyre krejtësisht të pabaza.

Mirel Mërtiri".

 

PD sot në një deklaratë për mediat deklaroi se Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, ndërsa vetë biznesmeni thotë se të gjitha janë akuza të pabaza. Ai shton se nuk është Ilir Dedja, personi që është shpallur në kërkim nga Interpoli.

https://www.syri.net/politike/347252/njeriu-hije-i-inceneratoreve-ne-shqiperi-skandali-60-mln-usd-ne-zimbabve-zbulon-fytyren-e-klodian-mertirit/

https://www.syri.net/politike/348805/pas-skandalit-me-njeriun-hije-te-inceneratoreve-ne-shqiperi-arrestohet-ministri-ne-zimbabve/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco