Pas skandalit me 'njeriun hije' të inceneratorëve në Shqipëri, arrestohet ministri në Zimbabve

Pas skandalit me 'njeriun hije' të inceneratorëve në Shqipëri, arrestohet ministri në Zimbabve

17:37, 20/06/2020
A+ Aa A-

Ministri i Shëndetësisë së Zimbabvesë, Obadiah Moyo u arrestua ditën e djeshme pas skandaleve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur me qeverinë aty ditët e fundit.

Në një prej këtyre skandaleve ishte i përfshirë edhe kompania Drax International, me aksioner të vetëm Ilir Dedjan, një shqiptar me pasaportë italiane të cilës qeveria e Zimbabvesë i akordoi tenderin me vlerë 60 milionë dollarë për pajisje mjekësore pasi ka lidhje të përafërta me djalin e Presidentit të Zimbabvesë.

Po kush është Dedja?

Ai njihet si njeriu hije i inceneratorëve në Shqipëri.

Skandali, i cili po zhvillohet prej dy muajsh në vendin afrikan, zbulon për herë të parë edhe fytyrën e “njeriut-hije” të inceneratorëve në Shqipëri, Klodian (alias Mirel) Mërtiri.

Mërtiri, i cili deri tani njihej vetëm si emër që qëndron pas inceneratorëve në pronësi formale të Klodian Zotos, është paraqitur në Zimbabve me emrin Ilir Dedja.

Agjencia e lajmeve “Zimlive”, e cila ka raportuar më herët për skandalin e tenderit të ilaçeve, ka publikuar një foto të zyrtarëve të lartë të atij vendi, me biznesmenin shqiptar Ilir Dedja (Klodian Mërtiri) dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Kush është Ilir Dedja (Klodian-Mirel Mërtiri)

Ilir Dedja, ose Klodian (Mirel) Mërtiri është një emër që gjendet në historinë e re të inceneratorëve të mbetjeve urbane në Shqipëri. Ai rezulton me lidhje në të tre inceneratorët, biznese që njihen formalisht me emrin e Klodian Zotos.

Klodian (Mirel) Mërtiri, i cili në Zimbabve është paraqitur me emrin Ilir Dedja, është një lidhje e ngushtë e biznesmenes Stela Gugallja, pronare e “Albtek Energy”, kompani e cila zotëron kontratën koncensionare të inceneratorit të Elbasanit.

Në bazë të të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrit në Shqipëri (QKR), Mirel Mërtiri rezulton administrator i kompanisë “C.G.C”. Kjo kompani kontrollohet në 70 përqind nga “Integrated Technology Service” e Klodian Zotos.

Kompania “C.G.C”, deri në vitin 2018, ka qenë në pronësi të Stela Gugallja.

Klodian (alias Mirel) Mërtiri rezulton të jetë bashkëpronar në kompaninë “EM Capital”, të regjistruar në Sofje, Bullgari, së bashku me Klodian Zoto dhe Eva Blushi.

Mirel Mërtiri është pronar i kompanisë off-shore ‘KL Group”, e regjistruar në Maltë.

Mirel Mërtiri është administrator i kompanisë “E.R One”, në pronësi të Stela Gugallja dhe kompanisë italiane ‘Energy Recuperator”, në pronësi të Ernesto Granelli.

Ernesto Granelli rezulton të jetë një nga bashkëpunëtorët e Klodian Zotos në kompaninë “Integrated Technology Service”, e regjistruar në Hollandë dhe që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës.

Ndërkohë ky tender u anulua dhe Ilir Dedja është në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë ministri Moyo është liruar me urdhër të Presidentit Emerson por akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

https://www.syri.net/politike/347252/njeriu-hije-i-inceneratoreve-ne-shqiperi-skandali-60-mln-usd-ne-zimbabve-zbulon-fytyren-e-klodian-mertirit/

Moyo dhe zyrtarë të lartë të qeverisë akuzohen se kanë dhënë miliona dollarë tendera për pajisje mjekësore në kohën e emergjencës së COVID-19, për kompani që nuk kanë qenë pjesë e regjistrit të prokurimit publik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Bledi20/06/2020 18:50

Po Gert Bogdanin kur do e arrestojne...

Shto koment

Denonco