Jeta Xharra për A-Show: Kontrata për lobimin e ndarjes së territoreve, Thaçi, Rama, Vuçiç punuan në kurriz të Kosovës

Jeta Xharra për A-Show: Kontrata për lobimin e ndarjes së territoreve, Thaçi, Rama, Vuçiç punuan në kurriz të Kosovës

22:21, 09/06/2020
A+ Aa A-

Gazetarja Jeta Xharra, në A-Show në Syri Tv, përballë gazetarit Adi Krasta, ka folur edhe për atë që tashmë mund të quhet lajmi tronditës i ditës, ai i zbulimit të dokumenteve të reja ku presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka paguar para për të lobuar në Evropë idenë e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës.

‘Të dhënat e BIRN faktojnë që Presidenti Thaçi, Kryeministri Rama dhe ai serb Vuçiç, e kanë marrë këtë nisëm në kurriz të Kosovës.

Sigurisht që ky fakt është shumë i rëndësishëm që u publikua.

Mijëra euro ishin dhënë për takime në mediat franceze për t’i informuar lidhur mbi pozicionin e Kosovës.

Nuk kam frikë të bëj publike një gjë të tillë gjë për vendin tim.

Nuk e kisha menduar kurrë që megjithë përpjekjet e Kosovës për t’u bërë shtet, do të lobohej për tkurrjen e shtetit tim.

Është shumë brengosëse, që tema e shkëmbimit të territoreve është bërë nga një person që ka luftuar në krah të UÇK-së.

Kosovarët janë munduar të gjejnë kanale të tjera në SHBA që të mund të ndalojnë Thaçin në këtë nismë që të mos shkojë aq larg.

Taksapaguesit kosovarë po mundohen të lobojnë kundër këtyrë vendimeve të fshehta në kurriz të tyre.

Në zyrën e ministres së Integrimit ka qenë edhe shefi i KRRT, që ta bindte që të firmoste këtë këtë kontratë. Shumë njerëz do shkojnë në burg për këtë gjë.

Ministria e Integrimit e ka keqpërdorur funksionin e saj duke bërë tendera të tillë kompromentuesë.

Gazetarët anglezë, gazetarët e huaj, u goditën me plumba gjatë luftës në Kosovë, ata sakrifikuan edhe profesionin e tyre,

Lind pyetja pse shqioptarët e Maqedonisë pse të mos I bashkohen Shqipërisë’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco