Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SPAK shtyn vendimin për Luan Dacin/ Zbardhet arsyeja

SPAK shtyn vendimin për Luan Dacin/ Zbardhet arsyeja

11:59, 22/05/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme SPAK ka vendosur shtyrjen e vendimit për ditën e dielë për anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, i cili u pezullua pak ditë më parë, pasi akuzohet për “falsifikim dokumentesh”.

Avokati i Dacit kerkoi shtyrjen e seancës pasi klienti nuk është i pranishëm për arsye shëndetësore.

Pak ditë më parë SPAK sqaroi se Daci është pezulluar, pasi kishte paraqitur të dhëna të rreme, duke mbajtur të fshehtë masën disiplinore të “largimit nga detyra” në vitin 1997 –penalizim që do të duhej ta s’kualifikonte atë nga gara për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Daci ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitet 1994-1997, kur sipas SPAK u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë së kohës për “shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë”.

Fshehja e këtij fakti nuk e pengoi Dacin të kalonte filtrat e verifikimit në vitin 2017, fillimisht në institucionin e Avokatit të Popullit dhe më pas në Komisionin Ad Hoc të ngritur në Kuvend për zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të vetingut, ndonëse një verifikim i tillë nuk rezulton të ketë qenë i vështirë.

Zgjedhja e Luan Dacit në kundërshtim me kriteret formale në Kolegjin e Apelimit u bë vetëm një vit pasi atij iu refuzua një kërkesë për t’u emëruar në Gjykatën e Tiranës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco