Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

'Il Fatto Quotidiano' jehonë shembjes së Teatrit në Tiranë/ 'Shteti italian të ndërhyjë'

'Il Fatto Quotidiano' jehonë shembjes së Teatrit në Tiranë/ 'Shteti italian të ndërhyjë'

19:15, 19/05/2020
A+ Aa A-

Ndërtesa, e ndërtuar më 1938, ishte një nga shembujt më të mirë të arkitekturës italiane. Manifestuesit patrulluan në zonë për gjithë natën, duke denoncuar “metodat që i kishin parë më herët gjatë regjimit”, por me ardhjen e agimit nisi edhe ndërhyrja-blic. Në vend të tij do të ngrihet një kompleks ndërtimor me qendra tregtare, hotele e shërbime.

Nga Tiziana Colluto (Il Fatto Quotidiano)

“Monument kulture, mbrohet nga populli” – për 27 muaj me radhë rezistoi si “monument kulture që mbrohej nga njerëzit”. Por të dielën në agim, teatri u shemb nga goditjet e rruspave. Modeli i shquar i arkitekturës italiane të viteve ’30 duhet t’i lërë vendin një mega-strukture futuriste, mbi të cilën qysh tani bien dyshime të forta se po ndërtohet për interesa të ndërtuesve spekullantë. Ajo çka ishte për një kohë të gjatë një pushtim i kryer për të mbrojtur interesin publik në Shqipëri, i kryer jo nga opozita, por nga shoqëria civile, rrezikon të shndërrohet në një bumerang për kryeministrin Rama.

Dy vjet kundërshtim i organizuar dhe i motivuar, me lidhje në gjysmën e Evropës, nuk mund të anulohen brenda disa minutash, ata zënë rrënjë. Dhe ata ringrejnë protestën: dje pasdite, u kthyem për të demonstruar jo më shumë ose jo vetëm "për" teatrin e anuluar, por mbi të gjitha "kundër kthimit të diktaturës". Fjalë të forta, të cilat nuk përdoren rastësisht: 64 persona u arrestuan të dielën nga policia dhe ajo që artistët dhe aktivistët denoncojnë është rifillimi i metodave që tashmë janë parë gjatë regjimit, nga të cilat, 30 vjet më vonë, kujtesa është e gjallë në çdo cep të vendit. Me pak fjalë, kjo nuk është "vetëm" një çështje kulturore dhe përfshihen gjithashtu institucionet italiane, nga të cilat pritej një pozicionim i fortë që nuk erdhi kurrë, për dallim nga ai gjerman, për shembull.

Operacioni blic dhe arrestimet - Në agim të dielën, sulmi, në urgjencë të plotë Covid. Një veprim i shpejtë rrufe, i zbatuar në 15 minuta. Zërat për një ndërhyrje menjëherë në karantinë dhe kufizime ishin bërë më këmbëngulëse ditëve të fundit: buldozerët pritej të arrinin nga dy në mëngjes të dielën dhe deri në 4 të mëngjesit një mijë njerëz ishin në shesh. Pastaj, kur protestuesit u kthyen në shtëpi, mbi një mijë oficerë nga departamente të ndryshme të policisë arritën në orën 4.30 të mëngjesit. Shembja filloi kur aktorët Neritan Liçaj dhe Julinda Emiri dhe regjisori Robert Budina ishin akoma brenda, dhe u morën me vete nga policët, të cilët rrethuan zonën për të lejuar mjetet për të shembur teatrin italian, saktësisht mbrapa sheshit Skënderberj. Gjatë gjithë ditës, protestat u zhvendosën në bulevardin “Dëshmorët dhe Kombit ’, pavarësisht nga ndalesat për demonstrime publike dhe tubime të vendosura nga legjislacioni Covid, nga i cili, sipas protestuesve, shteti përfitoi.

Akuza të ndërsjellta mes manifestuesve dhe forcave të rendit – Aleanca për mbrojtjen e Teatrit, e përbërë nga artistë e qytetarë, të cilët dy vitet e fundit janë rreshtuar fort në llogoren që kundërshton shkatërrimin, kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve që mbahen nëpër komisariate. Nga ana tjetër, Policia, në një komunikatë zyrtare, lëshuar para disa orësh, bëri të ditur se ndërhyu me kërkesë të Inspektoriatit Ndërtimor të Bashkisë Tiranë, për të mundësuar zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak, domethënë për të mundësuar shembjen e ndërtesës së Teatrit dhe çeljen rrugë të rikonstruksionit.

Mes kundërshtarëve të shembjes dhe forcave të rendit vijoi gjithë kohën një shkëmbim akuzash. Të parët denoncuan sjelljen e papranueshme të policisë si dhe e klasifikojnë ndërhyrjen të kryer pa një vendim gjykate, ndërkohë që të dytët thonë se “në mes protestuesve, shumë syresh goditën kohë pas kohe forcat e rendit me shkopinj e objekte të forta, duke plagosur 7 efektivë, gjithsesi jo në gjendje të rëndë.

64 veta u ndaluan dhe u shoqëruan në komisariate, shtatë 30-vjeçarë u arrestuan me akuzën e kundërshtimit me forcë të forcave të policisë dhe për “grumbullim të paligjshëm”. Për akuzën e grumbullimit të paligjshëm do të përgjigjen edhe 21 të tjerë, ndërkohë që për 36 veta rëndon akuza e shkeljes së masave kufizuese të vendosura për shkak të epidemisë Covid.

"Ne jemi të zhgënjyer nga Italia, është koha për të ndërmarrë veprime" - "Ne ende presim maksimumin" - thonë ata për ilfattoquotidiano.it nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – nje reagim energjik. Një krim ligjor dhe moral u krye të dielën. Përkundër faktit se në këto 27 muaj ambasadori italian (Alberto Cutillo, tetorin e kaluar) ka ndërhyrë vetëm një herë në prishje, në një intervistë për gazetën Panorama; përkundër faktit se muajt e fundit as Instituti Kulturor Italian nuk ka ndërhyrë, megjithëse zyra e tij është 300 metra larg Teatrit, është e rëndësishme që Shteti Italian të ndërhyjë. Nëse Shqipëria ka ende vlerë për Italinë, është koha për të reaguar. Zhgënjimi ynë është tashmë i madh ".

"Është e drejtë të pyesim se çfarë bëjnë Ambasada Italiane dhe Instituti Kulturor i lidhur me të në këto raste. A nuk duhet të jetë detyra e tyre të ruajnë trashëgiminë artistike dhe arkitekturore italiane në Shqipëri?” Një grup arkitektësh dhe pedagogë nga Universiteti La Sapienza i Romës - Marco Petreschi, Nilda Valentin dhe Antonino Saggio - dhe nga Universiteti i Barit, Profesor Anna Bruna Menghini, të gjithë njohës të thellë të arkitekturës shqiptare dhe me përvojë të mësimdhënie në universitetet e Tokës së Shqiponjave. Ata nënshkruan një dokument shumë kritik: “Njëqindvjetori i lindjes së Tiranës Kryeqytet mund të ishte festuar në një mënyrë më të denjë. Kjo prishje - shkruan ata - shkon prapa në kohë, kur kishat dhe xhamitë u shkatërruan me dhunën politike të një regjimi diktatorial, duke anuluar ashpër çdo përpjekje për kundërshtim. Çfarë ndryshimi ka sot me demokracinë e pretenduar shqiptare, e cila vepron me të njëjtat metoda duke shembur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë? Kjo ishte një vepër e njohur botërisht e përsosmërisë arkitektonike italiane, e admiruar dhe e botuar në shumë libra shkencorë dhe revista shkencore, si një nga shembujt e parë në Evropë të parafabrikatave të bëra në Milano dhe të montuar, me patentë ekskluzive, në 1938 në Tiranë në kohë shumë të shkurtër. Çfarë ndryshimi ka me regjimin e shekullit të kaluar kur edhe intelektualët që kanë kundërshtuar këtë masakër përfundojnë duke u zhvlerësuar dhe denigruar?”

Qëndrimi gjerman/ Përballë heshtjes institucionale italiane, merr një peshë të madhe deklarata plot shqetësim e ambasadorit gjerman Peter Zingraf. “Shembja e teatrit Kombëtar në Tiranë, në agim, në atë formë që e pamë të gjithë, është e vështirë të kuptohet” shkruan ai, duke bërë thirrje për dialog dhe transparencë. Pritet të mbajë një qendrim edhe Bashkimi Evropian. Komisionerja për Kulturën, Marija Ivanova Gabriel ka shfaqur interes për çështjen, po ashtu edhe sekretarja e përgjithshme e “Europa Nostra”, si dhe Federata Pan-Evropiane e Trashëgimisë Kulturore, drejtuar nga Placido Domingo. Qysh në mars, kjo organizatë joqeveritare, në bashkëpunim të ngushtë me UNESCO-n e shpalli Teatrin Kombëtar të Shqipërisë në listën e 7 godinave më të rrezikuara në Evropë, sipas një seleksionimi që merr parasysh vlerën arkitektonike, mbrojtjen qytetare si dhe vlerat kulturore që përfaqëson. Prania në këtë listë parathoshte dy gjëra: njohjen publike që mungonte nga institucionet e vendit, dhe mbi të gjitha, ndihmë konkrete në investime për restaurimin.

Kompleksi i ri ndërtimor; qendra tregtare, hotele dhe një teatër të ri – Në vetëm pak orë u spastrua një pjeë e historisë e në vend të saj pritet të lindë “fluturaku” i projektuar nga studioja daneze Big, me një teatër të ri në brendësi të një kompleksi masiv me 4 kulla të destinuara për qendra tregtare, hotele dhe shërbime. Vlera e investimit mendohet të jetë 30 milionë euro. “Dua t’ju siguroj se teatri i ri kombëtar do të ketë nesër konsensusin e të gjithëve” komentoi kryeministri Rama, duke sulmuar ata që ai i quan “protestues profesionistë”, që kishin tentuar edhe më herët të prishnin ngritjen e kantiereve të projekteve të reja. “Edhe për këtë projekt, që në fakt është vonuar me dekada, thotë Rama, do të flasë vetë puna, kur të jetë mbaruar i tëri e kur t’i japë Tiranës e komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që s’e ka pasur asnjëherë”.

Por prishja e Teatrit Kombëtar rrezikon të provokojë të tjera krisje brenda fibrës kulturore shqiptare, duke hedhur kështu hije mbi imazhin miqësor që qeveria po përpiqet të ngrejë në sytë e Evropës.

Përgatiti në shqip Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco