'Skandali Kazhani, Sulo'/ Fevziu: E papranueshme që gazetarët të paguhen nga shteti

'Skandali Kazhani, Sulo'/ Fevziu: E papranueshme që gazetarët të paguhen nga shteti

20:50, 05/05/2020
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së tij për emisionin "Ora 19" në Syri TV, gazetari i njohur dhe drejtuesi i "Opinion" ka komentuar edhe publikimin e skandalit më të fundit, ky dy personazhe të medias dilnin rrogëmarrës në Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

I pyetur nga moderatorja Juli Krisafi rreth kësaj teme, opinioni i Fevziut ishte i qartë dhe i prerë: "E papranueshme".

Juli Krisafi: Ka gazetarë të përfshirë në lista ujësjellsash, bordesh qeveritare, duke marrë rroga të tilla dhe duke bërë hapur palë me politikën e atij që i jep rrigën e dytë apo të tretë. Ju si mendoni, duhen ftuar në debate këta personazhe? Apo duhen përjashtuar? Se është e qartë që opinioni i tyre do të jetë i njëanshëm...

Fevziu: "Shpeshherë shumë analistë ftohen në debate jo për të dhënë mendim të paanshëm, por për të dhënë mendim të anshëm. Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo, dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit. Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre. Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardian balla05/05/2020 21:06

Vetem gazetar nuk quhen me keta Jan corbaxhijne te remdomte.

Shto koment

Denonco