Basha: Nëse do të kishim SPAK sot do të kishim ministra me pranga në duar

Basha: Nëse do të kishim SPAK sot do të kishim ministra me pranga në duar

21:47, 27/04/2020
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së tij për Syri TV, kreu i PD, Lulzim Basha e quajti kryeministrin Edi Rama një klloun që harxhon kohë dhe lekë me spote për ti hedhur hi syve shqiptarëve.

"Hajduti më i madh në kohë paqeje e bëri ministër fatkeqësish. Do ti mjaftonin dy minuta për të publikuar kontratat sekrete. Edhe letrat e banjove i ka blerë me tendera sekretë. Pse lodhet e bën kllounin për ti hedhur hi syve shqiptarëve. Del e bën aktorin, ai nuk është humorist i estradës së Fieriti. Ai është kryeministër. Shqiptarët duhet të dinë ku shkojnë taksat e tyre. Atëherë e meritojmë një kryeministër për klloun nëse pranojmë gjëra të tilla. 

Nëse paratë e shqiptarëve në kohë pandemie shkojnë në xhepat e disa oligarkëve hajdutë sigurisht që do të jesh në këtë gjendje. Është 4-fish çmimi i kiteve testuese. Sot shqiptarët duhet ti kishin të publikuara kontratat. Nëse do të kishim SPAK sot do të kishim ministra me pranga në duar dhe një kryeministër si i akuzuar. Po kemi shtet prej kartoni. Jemi në një regjim ku në një anë mashtrohet e në anën tjetër vidhet", tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco