Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Meta: Aksioni im ka qenë është dhe do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës

Meta: Aksioni im ka qenë është dhe do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës

23:01, 22/04/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta, i ka konsideruar si të domosdoshme ndryshimet në Kodin Penal, në luftën kundër pandemisë. Deklaratën Meta e ka bërë në emisionin ‘Opinion’.

‘Së pari duhet të kemi parasysh që kishte një boshllëk në Kodin Penal për menaxhimin e një situate të tillë. Së dytë nuk duhet të harrojmë që ka një dallim nga propozimet tek ndryshimet e miratuara në Kuvend në variantin final.

Sigurisht që këto ndryshime u realizuan si pasojë e një bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, KSHH, e shoqëria civile.

Këtu nuk bëhet fjala për kënaqësi por mund t’ju them se ndryshimet e bëra respektojnë parimet e sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit.

Këto ndryshime të Kodit Penal, pavarësisht se u votuan nga ky Kuvend, që e dimë të gjithë se çfarë problemesh ka, duhet të kemi parasysh që ishin të rëndësishme dhe të domosdoshme, sepse ne nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo situatë.’

Ndërkohë që Meta ka folur edhe për marrëdhëniet me Ramën në këtë kohë pandemie

Meta: Aksioni im ka qenë është dhe do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës

Fevziu: A jeni në një periudhë dashurie me Ramën?

Meta: Nuk do doja të flisja për dashuri në kohë pandemie. Këtu bëhet fjala për një ushtrim të përgjegjshëm të përgjegjësive të mia si kryetar i shtetit.

Nëse dikush mendon që unë në këtë situatë duhet të ve theksin tek gjërat e tjëra, kjo nuk është rruga e duhur për adresimin e problemeve me të cilat aktualisht përballet e gjithë shoqëria jonë.

Fevziu: A i qëndroni idesë se kjo mazhorancë ka kapur të gjithë institucionet?

Meta: Ky është një qëndrim i konsoliduar i imi prej kohësh. Me rëndësi është që në këtë kohë të kemi një rol me integritet të Komitetit të Ekspertëve.

Aksioni im ka qenë, është dhe do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Avokati23/04/2020 08:17

Te dale presidenti e te thote qe ndryshimet ne kodin penal jane me vend e te duhura (keto ndryshime qe ka miratuar)... Ndoshta ska faj ky.. faji eshte i keshilltareve nese i degjon. Ndryshimet ne K.Penal ja fyejne inteligjencen cdo studenti te vitit 2 juridik.

Shqiptari23/04/2020 00:22

Sigurisht qe ai eshte qellimi Se ne Shqiperine e dy standarteve nje kushtetute e kemi personale dhe mblidhen te gjithe se mos i behet grusht shteti dhe ate te popullit te cilen perdorim per te fshire kembet te dera Fatkeqsia jone eshte fati juaj

Shto koment

Denonco