Yuri Kim emocionohet nga flamuri i SHBA në zemër të Tiranës: Miku i mirë në kohë të vështira

Yuri Kim emocionohet nga flamuri i SHBA në zemër të Tiranës: Miku i mirë në kohë të vështira

10:00, 09/04/2020
A+ Aa A-

Ambasadaorja amerikane Yuri Kim e ka vlerësuar mjaft gjestin e Shqipërisë, shfaqjen e flamurit amerikan mbi godinën e bashkisë së kryeqytetit, në shenjë solidariteti me SHBA-në, e cila po goditet nga pandemia e koronavirusit.

"Flamuri amerikan në fasadën e Bashkisë së Tiranës nëShqipëri! - shkruan Yuri Kim në Fb. -  Një shprehje kaq e bukur miqësie dhe solidariteti në kohë të vështira për të gjithë ne. Miku i mirë njihet në kohë të vështira! Faleminderit Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe të gjithë miqve shqiptarë! Së bashku, jo vetëm do ta mundim COVID-19 - ne do të jemi edhe më të fortë” përfundon ambasadorja Yuri Kim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bashkimi09/04/2020 14:12

Me ty jam zonja AMBASADORE por ky qe ju po FALENDERONI nuk e njihni dhe nuk keni si ta njihni se çdo gje qe ben ky eshte nje SHOW qe na del nga mengjezi e ne darke duke....

Eni 09/04/2020 13:55

Kur Shqipetaret e ngriten flamurin Amerikan ne protesten kunder socialisteve-rilindas pra bijeve te komunisteve enverist , Zonja Yuri Kim u shqetesua ! Amerika per Shqipetaret eshte shume me shume sa ndjen Znj. Ambasadore .Amerika eshte si shpirti i Shqipetareve e MADHE dhe e LIRE ! Zoti i bekofte ALBANIAN & USA

Alfons Malo09/04/2020 10:43

Po kur e mbantePresidenti i Shqiperise flamurin amerikan nuk ishte i mire ,kurse kur e ngre nje drejtues lokal e falenderon kimi Hajde kimi hajde politike me dy standarte e kapur komplet nga pushteti aktual

QYTETARI dt 9 prill 2020 09/04/2020 10:39

Z. Ambasadore e SHBA Yuri Kim po na thotë që është emocjonuar shumë kur ka parë flamurin amerikan në godinën e Bashkisë Tiranë. E cila tregon miqësinë dhe solidaritetin në këto momente të vështira të pandemisë globale të COVID-19 midis dy vëndeve. Por znj. YURI KIM duhej të ishte emocjonuar edhe kur presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. META mbajti në duar flamurin amerikan duke e valvitur gjatë një mitingu popullor. Z.Ambasadore ne nuk mendojmë që Presidenti i madh i SHBA Z. TRAMP kur ju emërovi për në Shqipëri , tju ketë thënë që të punoni me dy "standarte".

Shto koment

Denonco