Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Fjalët e shenjta/ Rama citon njeriun që u vra me dron nga amerikanët

Fjalët e shenjta/ Rama citon njeriun që u vra me dron nga amerikanët

12:04, 31/03/2020
A+ Aa A-

Nëse i ndjek fjalët e shenjta që publikon rregullisht Edi Rama në mëngjes, mund të gjesh jo pak gafa, të cilat janë përhapur në median sociale.

Por mëngjesin e sotëm, Rama e nisi duke cituar një imam, të quajtur Anwar al-Awlaki.

“Gabimin e bën duke mendur se ke të drejtë, kur nuk ke. Mëkatin e bën duke e ditur që nuk ke të drejtë”, shkruan Rama.

Por imami që citon Rama është vrarë nga amerikanët më 30 shtator 2011. Urdhri për sulmin me dron ndaj tij u dha nga presidenti i asaj kohe, Barack Obama.

Ai u vra në Jemen pas dyshimeve amerikane se po planifikonte sulme terroriste në emër të Al Kaedës.

“Pas nja tri ditësh, çojini ndonjë perlë të Osamës se ky është gati të citojë edhe Hitlerin për interesat e tij,” ironizon gazetari Vehap Kola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku31/03/2020 15:14

Përderisa ka mësues Enverin, kriminelin më të madh të popullit të vet, bashkë me Pol Potin, Lenin Stalinin, Mace Dunin.... të gjithë të tjerët në listë vijnë mbas tyre.

Edlir Rameta31/03/2020 12:36

Vehap kamë një pyetje për ty.Amerikanet qëlluan dhe vranë me dronë këtë Anwar varikar apo fjalët e cituara nga Anwar.?Po çjanë këto budalliqe që jeni vënë me buke ne torbe Edvinit?Ore kështu do e rezojme Edvin italianin nga pushteti?me maska të skaduara dhe me fjalet e Anwarit?Po ka shume e shume skandale që rëndojne mbi Edvinin dhe 40 a me shume hajdutet e tije.Tendera,koncensione abuzive ne maximum.Gjithashtu premtime te pa mbajtura nga Edvin tepsia,ritje dhe jo ulje e çmimit të ujit,energjise,kafes,naftes,bukes,perimeve as nje meter rruge te shtruar as nje shkolle apo spital të ri te ndertuar.E pra ka shume"mekate politike"Edvin kazani fhe habitem me ju bine ne rrheten e Edvinit kapeni me fjalet eurta te Edvin Kazanit.Si kujtoni ju se Edvin Rama nuke e di historine e ketij Awarit ketij ish teroristi?!Po i di Edvini o shoku po ben kastile që ne dhe ju te meremi me keto postimet e tije dhe te harojme çfare po kalojme ne te vertete.Respekte

Edlir Rameta31/03/2020 12:33

Vehap kamë një pyetje për ty.Amerikanet qëlluan dhe vranë me dronë këtë Anwar varikar apo fjalët e cituara nga Anwar.?Po çjanë këto budalliqe që jeni vënë me buke ne torbe Edvinit?Ore kështu do errezojme Edvin italianin nga pushteti?me maska të skaduara dhe me fjalet e Anwarit?Po ka shume e shume skandale që rëndojne mbi Edvinin dhe 40 a me shume hajdutet e tije.Tendera,koncensione abuzive ne maximum.Gjithashtu premtime te pa mbajtura nga Edvin tepsia,ritje dhe jo ulje e çmimit të ujit,energjise,kafes,naftes,bukes,perimeve as nje meter rruge te shtruar as nje shkolle apo spitall të ri te ndertuar.E pra ka shume"mekate politiki"Edvin kazani fhe habitem me ju bine ne rrheten e Edvinit kapeni me fjaletvevurta te Edvin Kazanit.Si kujtoni ju se Edvin Rama nuke e di historine e jetij Awarit ketij ish teroristi?!Po i di Edvini o shoku po ben kastile që ne dhe ju te meremi me keto postimet e tije dhe te harijme çfare po kalojme ne te vertete.Respekte

Shto koment

Denonco