Arrestimi i Çilit/ Bardhi: Të mos nxitohemi duke etiketuar individët si kriminelë

Arrestimi i Çilit/ Bardhi: Të mos nxitohemi duke etiketuar individët si kriminelë

21:51, 28/02/2020
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”,  sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka komentuar edhe arrestimin e botuesit dhe gazetarit Henri Çili.

“Nuk e njoh personalisht, lajmi tërheq vëmendje. Ndoqa me vëmendje deklaratën e sotme të Drejtorit të Policisë së Shtetit, nuk duhet të nxitohemi për të etiketuar individë të caktuar si kriminelë a jo. Kjo është një çështje që duhet trajtuar në mënyrë gjyqësore, nuk mund të jap një opinion nëse nuk shoh dosjen”, ka thënë Bardhi.

“A mund të arrestohesh nëse je përgjuar?”

“Bëhet fjalë për urdhër-ndalim nga organi i Prokurorisë, nuk ka vendim gjykate. Përgjimi është indicie që të çon tek prova, nuk dimë nëse ka prova se nuk kemi dosjen. Për sa kohë janë pjesë e një dosje hetimore, çështja është e përbashkët dhe dalin bashkarisht në gjykatë (të 28 të arrestuarit). Ndodh brenda 48 orëve sipas ligjit”, shtoi Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco