Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Skandali i ngacmimit seksual të nxënëseve nga mësuesit/ Kërpaçi: Kriminale heshtja e qeverisë

Skandali i ngacmimit seksual të nxënëseve nga mësuesit/ Kërpaçi: Kriminale heshtja e qeverisë

22:25, 25/02/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi e ka cilësuar kriminale, heshtjen e qeverisë lidhur mbi skandalin e ndodhur në shkollën e mesme artistike ‘Jakov Xoxa’ në Fier, ku mësuesit janë kapur në përgjime duke ngacmuar seksualisht nxënëset.

‘Është kriminale heshtja e qeverisë ndaj fakteve të publikuara nga emisioni STOP mbi një skemë madhore të abuzimit seksual të nxënësve të shkollës së mesme artistike Jakov Xoxa në Fier prej mësuesve të tyre.

Deri më sot asnjë zyrtar i qeverisë nuk ka dënuar rastin, i cili ka tronditur çdo prind në Republikën e Shqipërisë që sot pyet veten mbi sigurinë e fëmijëve të tyre nëpër shkolla.

Çdo ditë që Besa Shahini vazhdon qëndron në drejtimin e arsimit është rrënim i cilësisë së arsimit dhe mbështetje për këto sjellje të rrezikshme ndaj fëmijëve.’

Çdo ditë që qeveria Rama qëndron në drejtimin e qeverisë lulëzojnë antivlerat dhe rrënimi i shoqërisë Shqiptare.

Largimi i kësaj qeverie është emergjencë Kombëtare!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco