'A jeni të gatshëm të mbroni fizikisht Teatrin'? Ja si i përgjigjet Budina Adi Krastës

'A jeni të gatshëm të mbroni fizikisht Teatrin'? Ja si i përgjigjet Budina Adi Krastës

23:19, 21/02/2020

A është e gatshme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit të mbrojë edhe fizikisht godinën në rast ndërhyrjeje?

Kjo është pyetja që moderator i A-Show, Adi Krasta I bën të ftuarit të tij mbrëmjen e sotme, regjistorit Robert Budina.

Ky i fundit deklaroi se, Aleanca për Mbrojtjen për Teatrin është e gatshme jo vetëm të përballet fizikisht.

“Po. Do të të jap një shembull shumë të thjeshtë. Ka ndodhur më datë 24 korrik, ku disa persona tentuan jo ta shembnin, por ta rrethonin Teatrin., që ta zbraznin dhe u përplasën me ne fizikisht. Një pjesë e jona përplasej fizikisht, ndërsa pjesa tjetër rrëmbeu mikrofonin duke bërë një ndërgjegjësim të policëve. Arritëm ti çmontonim moralisht dhe të betohem se ata policët që erdhën atë ditë këtu na kanë thënë me gojën e tyre “nuk kemi çfarë të bëjmë”.

Ne jemi të përgatitur të përballemi fizikisht. Jemi të organizuar  si një ushtri dhe jemi të gatshëm të rezistojmë derisa kjo çështje të ndërkombëtarizohet”, u shpreh ndër të tjera regjisori Budina.

Emisioni i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Barbarosa22/02/2020 10:16

Jo vetëm ju, jemi edhe ne të shoqërisë civile të gatshëm të jemi atje e të përballemi fizikisht. Është kauzë dhe për kauzë ia vlen sakrifica.

Shto koment

Denonco