Tabaku në SYRI TV: Rama do ta ketë të vështirë të plotësojë kushtet për shkak të korrupsionit të madh

Tabaku në SYRI TV: Rama do ta ketë të vështirë të plotësojë kushtet për shkak të korrupsionit të madh

16:20, 19/02/2020

E ftuar në SYRI TV, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka analizuar konferencën e Donatorëve dhe arsyet përse qeveria Rama do ta ketë të vështirë të menaxhojë kreditë e dhëna, kjo për shkak të korrupsionit të lartë që e karakterizon.

‘Shqipëria dhe shqiptarët e meritonin këtë donacion. Kemi vende bashkëpunëtore të cilat na mbështetin.

Kjo nuk ishte fitore e askujt. Kredi merr çdo vend. Italia pas tërmetit  kishte një dëm prej 4 miliard eurosh dhe mori 25 përqind ndihmë në donacione. Kështu edhe Shqipëria. Është si në çdo vend të BE-së. Këtu kishte një angazhim ndaj shqiptarëve.

Janë dy tema që janë të lidhura me situatën ekonomike.

280 milion euro grante që janë kryesore u dhanë nga buxheti i Komisionit Europian, por ka disa kushte të veçanta për tu aktivizuar, Është dokumenti i transparences, çdo shpenzim duhet bazuar mbi çmime reference.

Duhet të ketë një garë të hapur, që qeveria e ka të pamundur sepse e ka treguar me kohë që është e kapur. Ndërkohe që është edhe dokumenti i kushteve.

Mua më erdhi shumë keq që Komisionieri i Zgjerimit tha se, këtu korrupsioni nuk do të lejohet. Pra ai ishte i dorezuar se ketu ka korrupsion kudo, por tha që fatkeqësia nuk do të përdoret për korrupsion. Kjo nuk është thënë për asnjë vend tjetër të prekur nga tërmeti. Dhe këtu shqiptarët kuptojnë që nuk është problemi te ta, por te qeveria e tyre.

E tregoi edhe konferenca e donatorëve.

Por po kështu jemi edhe një shumë të dhënë në formën e kredisë prej 880 milion euro.

Aftësia për ta përdorur këtë kredi është e limituar, sepse borxhi publik është në limitet e tij. Kemi detyrimet e prapambetura, rreth 600 milion euro, që thotë KLSH.

Pra qeveria duhet të shkelë ligje të miratuara nga po vetë në parlament dhe sigurisht që nuk do të mundet të plotësojë kushtet.

E rrezikon edhe situata ekononike ku e ka futuar qeveria vendin. Po të ishim në një situatë tjetër do ishte ndryshe. Është depresioni i madh ku kjo qeveri ka future biznesin dhe me radhë qytetaret’-tha Tabaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco