‘U vërtetua që s'ka asnjë komplot’, Bozdo, Ramës: Sot hesht, Brukseli nuk foli për ty por për Shqipërinë

‘U vërtetua që s'ka asnjë komplot’, Bozdo, Ramës: Sot hesht, Brukseli nuk foli për ty por për Shqipërinë

20:05, 17/02/2020
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, ka përshëndetuar ndihmën që Konferenca e Donatorëve dha në donacione, dhe sidomos vendet e BE-së, ku sipas tij u vërtetua se kundër Shqipërisë nuk ka asnjë komplot apo projekt konspirativ’

Po kështu Bozdo i kujton Ramës se nuk duhet të emocionohet dhe të mos fillojë të tregojë se sa shumë e do BE’

‘1.2 miliardë euro u premtuan për Shqipërinë sot në Bruksel. 400 milionë euro vetëm nga ana e BE-së.

Kjo është prova që miqtë e Shqipërisë, veçanërisht vendet e BE-së, na u gjëndën në ditën tonë më të vështirë. Një falenderim dhe mirënjohje nga zemra për ta.

Por sot doli në pah diçka edhe më e rëndësishme. U vërtetua se kundër Shqipërisë nuk ka asnjë komplot apo projekt konspirativ. Përkundrazi.

Me pak fjalë, kur nuk na i hapin negociatat, kur flasin për krimin e organizuar, mafian, korrupsionin etj, këtë e bëjnë jo se janë kundër shqiptarëve, por pikërisht se e duan Shqipërinë dhe shqiptarët!

Dhe dy fjalë për Ramën: mos u emociono më shumë nga ç'duhet. Mos fillo të luash teatër për të treguar se sa shumë  të do ty BE. Sepse as të do dhe as të beson. Ndryshe sot Shqipëria do të ishte vetëm një hap larg BE. Por është me qindra kilometra larg. Jemi të fundit kudo dhe përgjegjësia për këtë është e jotja personalisht.

Sot Brukseli foli për Shqipërinë, dhe jo për ty. Sot ndihemi të gjithë më mirë se miqtë e vërtetë nuk na braktisën, megjithëse ti ke bërë çmos për të kundërtën. Prandaj më mirë hesht sot. Të paktën në qoftë se të ka mbetur sadopak dinjitet!’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco