Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Pazare të fshehta të Thaçit me Beogradin, po i kanoset thirrja në Hagë'

'Pazare të fshehta të Thaçit me Beogradin, po i kanoset thirrja në Hagë'

08:35, 15/02/2020
A+ Aa A-

'Vetëm shenjë e qellimeve të mira". Kështu i quan gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”, marrëveshjet e fundit Kosovë -Serbisë arritur nën presionin e ambasadorit amerikan Grenell, teksa publikon lajmin për nënshkrimin e një Letre Shprehjeje Interesi për hapjen e linjës hekurudhore dhe autostradës mes dy vendeve.

Pas nënshkrimit të letrës, njofton “Süddeutsche Zeitung”, Presidenti Hashim Thaçi i Kosovës, tha se ky ishte një hap i madh drejt një marrëveshjeje përfundimtare historike, kurse presidenti serb Aleksandar Vuçiç, sipas gazetës gjermane, ishte më i përmbajtur.

“Süddeutsche Zeitung” shkruan se kritikët e akuzojnë presidentin kosovar Hashim Thaçi se më këso pazaresh të fshehta me Beogradin po përpiqet të sigurojë një imazh ndërkombëtar të sjellësit të paqes, ndërkohë që atij, si prijës i dikurshëm i UÇK-së, i kanoset një ftesë nga një gjykatë për krime të luftës në Hagë.

Gazeta thekson se amerikanët dhe europianët janë parimisht të një mendimi mbi nevojën e zgjidhjes së konfliktit mes Kosovës e Serbisë.

“Süddeutsche Zeitung” po ashtu vë në dukje se Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti ka premtuar pastrimin e vendit nga korrupsioni dhe nepotizmi dhe pikërisht këtu, duket se shfaqen pazaret e fshehta mes Presidentit Thaçi dhe kolegut të tij serb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco