Balla: Meta të zgjohet! Nuk do ketë zgjedhje të parakohshme

Balla: Meta të zgjohet! Nuk do ketë zgjedhje të parakohshme

10:29, 10/02/2020
A+ Aa A-

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste e cila u zhvillua në ambientet e selisë rozë. Ndërkaq kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka theksuar sërish se zgjedhjet parlamentare të përgjithshme do të mbahen në qershor të vitit 2021 duke shuar dyshimet se mazhoranca do të pranojnë zgjedhje të parakohshme.

“Në Kongresin e partisë do të miratojmë një axhendë për aktivitetin politik. Biem dakord që në këto 29 vite kanë qenë momente të rëndësishme në jetën politike. Do të këtë një lloj ndryshimi, dhe ky proces përmbyllet me 30 qershor të vitit 2021, atëherë kur do të zhvillojmë zgjedhjet parlamentare. Unë do të bie rehat me këtë lloj pyetje për të paktën disa muaj".

Balla i ka bërë thirrje Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të “zgjohet” dhe të dekretojë datën e zgjedhjeve për bashkitë, që kanë mbetur pa kryebashkiakë, pasi i kapi Ligji i Dekriminalizimit. 

“Presidenti ka qenë dhe mbetet në moszbatim të detyrave kushtetuese që ka. Z. President është vënë në dijeni nga institucionet përkatëse vendore, siç është Prefekti i qarkut, në qarqet përkatëse, lidhur me vakancën e krijuar. Është Presidenti që duhet të zgjohet dhe respektojë Kushtetutën”, tha Balla.

Më tej, numri dy i PS foli dhe për situatën e krijuar në Bashkinë e Shkodrës, ku që pas zgjedhjeve të 30 qershorit vijon të mbetet pa kryebashkiak, pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen, se ishte subjekt i ligjit të Dekriminalizimit. Balla tha se shumë shpejt Shkodra do të ketë drejtuesin e ri .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari10/02/2020 11:20

O pika e zeze, O mortja pse nuk e ha kete popull, kur ka mbetur Shqiperia ne duart dhe trapin e Taulant Balles nga Librazhdi!!! Hajde moj Shqypni, e mjera Shqypni, Ku paske perfundu, ma zi e ma zi! Ku jane burrat e Shqypnise? Mos valle jane strukur si minjte, apo kan ik ne arrati???!!!

Shqiptari10/02/2020 11:16

I kapi Ligji i Dekriminalizimit kandidatet tuaj kriminele dhe ti o plohre nuk skuqesh!!!??? Duhet te vihet nje ligj, ku ose vete ata kryebashkiake ose subjekti qe i kandidoi duhet te paguajne te gjitha shpenzimet e votimit. Nuk ka pse te paguhen nga taksat tona idiotesite, paaftesite, maskaralleqet dhe paudhesite e Rilindasve hajdute e kriminele!

Shqiptari10/02/2020 10:39

E vetmja gje qe i tmerron Rilindasit hajdute, i vetmi temjan qe i tmerron djajte e korruptuar e mafioze te Rilindjes dhe te gjithe politikanet e korruptuar, jane vetem zgjedhjet e lira, te parakoheshme lokale dhe te pergjithshme me sistemin proporcional kombetar apo rajonal me lista te hapura. Ata kane friken e djallit nga ballafaqimi me voten e popullit. Vota e lire dhe demokratike eshte temjani per djajte e korruptuar me apo pa pushtet!

Shto koment

Denonco