Mesazhi/ Basha përshëndet krijimin e qeverisë në Kosovë

Mesazhi/ Basha përshëndet krijimin e qeverisë në Kosovë

14:03, 02/02/2020
A+ Aa A-

Kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha ka përshëndetur krijimin e qeverisë së re nëKosovë.

‘Akt ndershmërie dhe pjekurie politike e një vizioni të qartë të drejtuesve të LVV dhe LDK’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Në emrin tim e të Partisë Demokratike, përshëndes përzemërsisht LVV dhe simotrën tonë LDK për marrëveshjen e arritur.

Marrëveshja e sotme është një plotësim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ajo është një akt ndershmërie dhe pjekurie politike e një vizioni të qartë të drejtuesve të LVV dhe LDK. Kjo marrëveshje është përgjigje konkrete e vullnetit për ndryshim i qytetarëve të Kosovës.

Partia Demokratike si përgjatë çdo dite të historisë së saj, do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës dhe udhëheqësis së saj, sot në opozitë e më fort nesër në qeverisjen e vendit, në sfidat që i kemi përpara dhe që kërkojnë angazhim të sinqertë e bashkëpunim vëllazëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco