Pas akuzave për Ramën `trafikant`, Thimio kërkon ndihmë nga ambasada e SHBA: Jam në rrezik jete

Pas akuzave për Ramën `trafikant`, Thimio kërkon ndihmë nga ambasada e SHBA: Jam në rrezik jete

14:09, 27/01/2020
A+ Aa A-

SYRI.net ka kontaktuar diten e sotme me koleksionistin e artit, Gjergji Thimio, pas sfidës së përsëritur që i ka bërë kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se ka qen i përfshirë në trafik ikonash, si dhe i hetuar dhe i ndaluar nga organet ligj-zbatuese të Francës për këtë çështje.

Por ndërkohë që redaksia po komunikonte me Thimion, ai na njoftoi se shumë punonjës policie e civilë të dyshimtë ndodhen në këto moment pranë lokalit të tij të përshtatur si ekspozitë me koleksionin e tij, në Pazarin e vjetër të Korçës.

'Pas intervistës dhënë dje për Tv Fax  ku denoncoj kryeministrin Edvin Kristaq Rama (Edi), po largohem nga puna drejt shtëpisë, sepse ka shumë punonjës policie e civilë para lokalit.

Po shkoj në shtëpi…. nuk e di qëllimin e pranisë së tyre, por mendoj se nuk është aspak dashamirës…është një terror i vërtetë. zoti me ruajt nuk kam siguri. Para 10 minutave po kalojnë në mënyre presioni në pjesën që ushtroj aktivitet disa persona të spikatur për vepra te theksuara kriminiale... vrasje, përdhunime e rrëmbime në qytetin e Korçes natyrisht kontigjente të Partise Socialiste..rilindjes', ka deklaruar në panik e sipër Thimio për SYRI.net.

I pyetur se çfarë masa po merr për vetëmbrojtje dhe a do të denoncojë, ai ka thënë se mbrojtjen e kërkon urgjentisht nga prokurori i Përgjithshëm dhe Ambasada Amerikane dhe drejtuesja e re e saj.

'Kërkoj urgjentisht mbrojtje ligjore nga prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë...e në veçanti nga ambasada e SHBA në Tiranë, nga e nderuara zonja e re ambasadore.

I kërkoj ndihmë ambasadës së SHBA të më marrë në mbrojtje jetën në këto momente', deklaroi Gjergji Thimio për SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ktvut28/01/2020 08:48

eshte e kote te kerkosh ndihme, shiko taulant ballen me merkelin dhe do kuptosh qe jane te gjithe te lidhur

Shto koment

Denonco