Kjo nuk është për batuta bajate/ Ja ku flet Rama për ndarjen e Kosovës

Kjo nuk është për batuta bajate/ Ja ku flet Rama për ndarjen e Kosovës

19:47, 24/01/2020

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj akuzave të forta të homologut kosovar, Ramush Haradinaj se ka mbështetur projektin për ndarjen e Kosovës, duke bërë disa batuta bajate përpara mikrofonit të zakonshëm të Top Channel.

“E vërteta është se unë kam dashur ta ndaj Kosovën, po aq sa ç’ka dashur Ramushi ta ndajë Princ Harryn nga Familja Mbretërore!” tha Rama, duke mohuar sërish që ka folur për këtë çështje.

Por më 23 mars të vitit të shkuar, ai fliste hapur për këtë çështje me reporterin e gazetës së njohur zvicerane, Neue Zuercher Zeitung, Andreas Reich.

Shkrimi titullohej “Qëllimi i Ramës nuk janë strategjitë e Shqipërisë së Madhe, por mbajtja e pushtetit”.

“Për momentin nuk ka asnjë ditë në Ballkanin Perëndimor ku politikanët të mos komentojnë një shkëmbim të mundshëm territorial mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruante gazetari Andreas Reich.

“Kjo mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje që do i jepte fund konfliktit të gjatë dhjetëvjeçar. Për vite të tëra, Perëndimi nuk i pranoi kategorikisht ndryshimet kufitare në Ballkan. Megjithatë, për disa muaj, gjithnjë e më shumë vende të BE dhe Shtetet e Bashkuara duket se po largohen nga ky qëndrim: gjëja kryesore është që Beogradi dhe Prishtina të bien dakord për një marrëveshje”.

Gazetari thekson se edhe kryeministri Edi Rama është gjithashtu i hapur për një ndryshim të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është një gjë e natyrshme,” thotë Rama. Sipas tij, edhe kufijtë e Kosovës me Malin e Zi dhe Maqedoninë janë ripërcaktuar në vitet e fundit.

Në të njëjtën kohë, Rama thekson se Shqipëria nuk është e përfshirë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. “Se si duhet të jetë marrëveshja, këtë duhet ta vendosin Kosova dhe Serbia”.

Por si mund të jetë kufiri i ri? Rama këtu bën një kufizim: “Kufijtë etnikë duhet të shmangen në mënyrë absolute”. Megjithatë, ai nuk e përcakton më tej se çfarë quan një ndryshim natyral të kufirit.

Gazeta e njohur thekson se “Edi Rama, ndryshe nga paraardhësi i tij, Sali Berisha, nuk ka kultivuar marrëdhënie me partitë politike në Kosovë, por me individë si presidenti Thaçi”.

Në fund të shkrimit, gazetari Andreas Reich bën konstatimin e fortë.

“Nëse Rama e përdor retorikën nacionalistë, ai zakonisht dëshiron të shpërqendrojë vëmendjen nga krizat e brendshme politike. Rama, i cili aktualisht është nën presion në politikën e brendshme për shkak të protestave të opozitës, ka një qëllim kryesor: të qëndrojë në pushtet me çdo kusht. Ai nënshtron gjithcka tjetër për këtë qëllim”, e mbyll shkrimin gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sehiri24/01/2020 20:16

Rama të ha m.tin pa Lulzim Bashen ne “opozite”!

Shto koment

Denonco