Ja kryebashkiaku që thith kokainë/ Demi: Po festonte marrjen e mandatit

Ja kryebashkiaku që thith kokainë/ Demi: Po festonte marrjen e mandatit

11:04, 22/01/2020
A+ Aa A-

Një kryetar bashkie merr drogë në publik! Pamjet u publikuan nga ABC News.

Saktësisht janë publikuar disa sekuenca (foto) në emisionin e Enkel Demit, Abc-ja e Mëngjesit, ndërsa videoja e plotë pritet të publikohet nga Artan Hoxha gjatë ditës së sotme po në Abc News.

Drejtuesi i emisionit të mëngjesit, Enkel Demi teksa shfaqeshin këto imazhe në ekran tha se: “Artan Hoxha disponon videon e plotë. Këto janë vetëm disa sekuenca. E kishim lënë që ta kishim Artan Hoxhën në emision, por nuk përgjigjet në telefon. Në këto pamje shohim një zotëri që është duke thithur kokainë në një bar publik. Nuk është identifikuar publikisht, por ne e dimë emrin dhe mbiemrin e tij. Gazetari Artan Hoxha ka patur një punë deri vonë, prandaj nuk është i disponueshëm, por gjatë ditës ai do të sqarojë dhe do të publikojë të plotë videon. Siç është thënë edhe në disa portale, kryebashkiaku po festonte marrjen e mandatit duke konsumuar kokainë”.

Kurse Fax News shkruan se ai është Lefter Alla, kryebashkiak i Bulqizës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi22/01/2020 11:31

Kshu thith gjithe rilindja, eshte normale kryerilindasi e ka hundën fshese korenti cfare pret prej ketyre brekë grisurve te tjere.

Shto koment

Denonco