Vëllai deputetes në krye të ILD-së/ Vasili-Ruçit: Zgjidhni vëllezër dhe kunetër, ua ke parë hajrin kastave

Vëllai deputetes në krye të ILD-së/ Vasili-Ruçit: Zgjidhni vëllezër dhe kunetër, ua ke parë hajrin kastave

19:45, 20/01/2020
A+ Aa A-

Artur Metani, vëllai i deputetes socialiste Eglantina Gjermeni, u zgjodh sot në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, vendim ky i marrë sigurisht me votat e maxhorancës.

Në një shënim në facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili është kundërpërgjigjur Gramoz Ruçit lidhur me fjalimin e tij sot në Kuvend dhe zgjedhjen e Artur Metanit, në krye të ILD.

Ai thotë se Kuvendi po zgjedh vëllezër, kunetër dhe farë e fis të Rilindjes në krye të institucioneve të drejtësisë, dhe e kthejnë kastën në sekt kusarësh. Ndërkohë Ruçi deklaroi sot se “Kuvendi i Shqipërisë do të kontribuojë që sistemi i drejtësisë të mos jetë në shërbim të pasurimit të një kaste”

Po ashtu Vasili thumbon Ruçin duke i thënë se gjithmonë ja ka parë hairin kastave duke mos ua prishur terezinë asnjëherë.

‘Gramoz Ruci tha sot se :

“Kuvendi i Shqipërisë do të kontribuojë që sistemi i drejtësisë të mos jetë në shërbim të pasurimit të një kaste”.

Po Gramoz po!

Zgjidhni vellezer e kuneter e fare dhe fis te Rilindjes ne krye te institucioneve te drejtesise, qe jo vetem i sherbejne e jane gjymtyret e kastes,por kesisoj kasten e kthejne ne sekt kusaresh dhe tradhetaresh.

Por ti Gramoz je gjithmone ne rregull.

U ke pare hairin gjithmone kastave dhe nuk jua ke prishur ndonje here terezine atyre.

Edhe me kete kasten rilindase njelloj si me te tjerat je.

Ndaj mos harro futi nje fjalim nje here ne 6 muaj per te lare duart dhe ne fund futi nje : Rrofte kasta….’-shkruan Vasili.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco