Klimë terrori/ Krimi merr dhenë, godet edhe qytetarët e thjeshtë

Klimë terrori/ Krimi merr dhenë, godet edhe qytetarët e thjeshtë

12:44, 20/01/2020
A+ Aa A-

Ka një arsye se përse e quajnë klimë sigurie.

Të hënën, qytetarët e Tiranës u zgjuan edhe më pak të sigurt. Mbrëmjen e së dielës, një çift bashkëshortësh u plagosën brenda në banesën e tyre nga dy persona që tentuan t’i grabisin. Ata që e njohin çiftin, thonë se ishte një familje e shkëlqyer, njerëz që shihnin punën e tyre.

Klima e terrorit në vend tregon qartë se krimi godet kudo, që nga ekzekutimet me snajper e deri tek grabitjet e qytetarëve të ndershëm.

Njerëzit rrëmbehen në rrugë për ditën me diell dhe policia bën bujë vetëm kur arreston ndonjë të dehur në timon. Gjithkush është i rrezikuar dhe askush nuk beson se qeveria ka forcën të parandalojë të tilla krime.

“Na ka shokuar, nuk ka siguri në këtë vend,” thotë një qytetar që e njihte çiftin. “Nuk punohet në Shqipëri, është shumë e vështirë,” shton ai, si një mesazh ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt.

Ky i fundit deri më tani mbahet mend vetëm për dhunën ndaj opozitës dhe studentëve shqiptarë.

Edhe ato me urdhër nga shefi i tij lart. Kush mbjell krim, krim do korrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz20/01/2020 15:27

Krimit nuk ja ndjen sepse krimi esht ne pushtet, ai esht ne kryeministri, ai esht ne krye te rendit, ai esht ne parlamut, ai esht ne çdo bashki, ai esht ne arsim, ai esht ne shendetsi, ai esht gjithandej ku ligjin e bon qeveria e qelbesirave me partin buçe te themeluar prej serbve.

ILIRJAN HOXHA20/01/2020 13:48

Jemi ber te ikim naten jemi zbuluar nga te kater anet Siguria zero me bisht kryeminstrit po ti qash nje hall apo ti shtrosh nje problem I keput nje barcelet dhe i shtyn 6 muaj Dhe ne fund sja ndjen per asgje Po most te harroj se dhe ai si te gjith ne nje meter kub dhe do mari me vete.

Shto koment

Denonco