Hashim Thaçi i jep 48 orë shtesë Albin Kurtit

Hashim Thaçi i jep 48 orë shtesë Albin Kurtit

15:58, 06/01/2020
A+ Aa A-

Presidenti Hashim Thaçi, ka treguar se sot ka zhvilluar një takim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka shkruar në Facebook se nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

"Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje", ka shkruar Thaçi, transmeton Syri.net Kosova.

"Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore", ka theksuar në postimin e tij Thaçi. /Syri.net Kosova

Postimi i plotë:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco