Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ja emrat e përzgjedhur

Shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ja emrat e përzgjedhur

12:45, 05/12/2019
A+ Aa A-

Në ambientet e Presidencës është hedhur paraditen e së enjtes shorti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Deri tani, shorti ka dhënë këto rezultate:

Nga Kushtetuesja janë zgjedhur Fiona Papajorgji dhe Vitore Tusha, ndërkohë që anëtare zëvendësuese është Marsida Xhaferrllari;

Nga Gjykata e Lartë, Ardian Dvorani (u zgjodh pa short, pasi është anëtar i vetëm);

Nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodh Arta Marku, ndërsa Bilbil Mete, anëtar zëvendësues.

Miranda Andoni dhe Saida Dollani u përzgjodhën nga shorti si anëtare të KED prej Gjykatave të Apelit, ku garonin 48 gjyqtarë. Ndërkohë goglat përzgjodhën si anëtar zëvendësues gjyqtarin Nazmi Troka.

Nga Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit u zgjodhën: Ludovik Dodaj- anëtari i parë, Fatjona Memçaj -anëtare e dytë, Nezir Gjoka- anëtari zëvendësues.

Nga Gjykatat Administrative u zgjodh Arjan Qafa-anëtar dhe Marjana Helshani-zëvendësuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco