Ja video/ Vodhën ndihmat, arrestohet shefi i rendit në Rinas

Ja video/ Vodhën ndihmat, arrestohet shefi i rendit në Rinas

10:03, 29/11/2019
A+ Aa A-

SHÇBA arreston 2 punonjës policie, 1 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, si edhe procedon penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar mbrëmë në flagrancë shtetasit: 

- A.Z., me detyre Shef i Seksionit të Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, për veprën penale të “Mashtrimit në bashkëpunim";

- E.H., me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

- A.T., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, për veprën penale të “Mashtrimit, e kryer në bashkëpunim".

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetaset V.Z. dhe Sh.T. për veprën penale të “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim. 

Procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

Materialet hetimore proceduriale do t’i dërgohen Prokurorisë Tiranë për hetime të mëtejshme.

SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë në numrin jeshil 0800 90 00, për çdo rast abuzimi të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke garantuar reagim të shpejtë e në kohë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari29/11/2019 10:29

Po Kryeministri qe tha jane rrena, jane gam-game??!!! Thirrja e RILNDJES per te gjithe hajdutet, burgaxhinjte, kriminelet dhe te paaftet: EJAA MBLIDHUNI KETU-KETU! BASHKE ME NEEEEEE! Si nuk i doli nje here llafi ketij llapaqeni?!! Vetem moho gjithcka, vetem injoro dhe perqesh çdo te vertete! Por me e keqja eshte se ky monster as nuk skuqet, as nuk kerkon ndjese dhe as nuk dorehiqet. Vetem hajdute paska mbledhur ky ne çdo nivel!!!??? Çfare rrace e ndyre qe qenkan keta Rilindas-Komuniste!!!! Kur do te zhduken qelbesirat qe ky vend te ece perpara??!!!!

Shto koment

Denonco