Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

'Ka vetëm një zgjidhje për Ramën dhe disa palaço ndërkombëtarë: referendumi'

'Ka vetëm një zgjidhje për Ramën dhe disa palaço ndërkombëtarë: referendumi'

13:19, 21/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një prononcim për mediat.

Meta foli me tone të ashpra duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se “bashkë me disa palaço ndërkombëtarë”, bllokoi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Ka vetëm një zgjidhje për Ramën dhe disa palaço ndërkombëtarë, referendumi. Larg duart nga Gjykata Kushtetuese”, tha Meta.

Sa i përket shkarkimit të Besnik Muçit, Meta tha: “Ju e dini që vetingu i partisë u shpall para pak ditësh për zotin Muçi. Nuk jam i habitur se ai që ditën e parë që ka hyrë në zyrë, ka pasur presione që të bëhej pjesë e puçit për të penguar Marsida Xhaferllarin që u betua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese”.

“Nëse doni emra, nuk e keni harruar zotin Xhafaj, i cili publikisht i bëri shantazh Vitore Tushës, e cila jo vetëm kaloi vetingun, por qëndroi në detyrë me sforco, për të mbajtur hapur dyert e Gjykatës Kushtetuese”.

Lidhur me qëndrimin më të fundit të ambasades së SHBA-ve, Meta theksoi se “SHBA janë si yll, si shpirt, e kemi bërë Kushtetutën me ata dhe Venecia ka folur qartë, nuk bën dot dy emërime presidenti. Unë ua kam bërë të qartë, ata ndoshta punojnë me kushtetutën e Ramës, Agaçit, Dvoranit të vijnë me ekspertët e tyre, mos t'i mbajnë të fshehtë, dhe unë do t'u tregoj Kushtetutën mbi të cilën jam betuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco