Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Berisha: Rama ndryhet në Sarajet e Surrelit, anullon axhendën! Nderim tifozëve Kuq e Zi!

Berisha: Rama ndryhet në Sarajet e Surrelit, anullon axhendën! Nderim tifozëve Kuq e Zi!

12:56, 18/11/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar, incidentin që ndodhi mbrëmë në stadiumin “Air Albania” midis mijëra tifozëve dhe kryeministrit të vendit, Edi Rama, që po merrte pjesë në ndeshjen e parë inaguruese. Berisha shkruan se revolta e mijërave tifozëve që thërrisnin “Rama ik”, e ka lënë edhe sot të traumatizuar, Ramën.

“I traumatizuar nga nata e mbrëmshme në stadium, - shkruan Berisha në Fb, -  ku thirrjet e 20000 tifozëve “Kuq e Zi” i rikujtuan thirrjet e qytetarëve të Bukureshtit në dhjetor të vitit 1989, Edvini ka anulluar të gjithë axhendën e ditës të sotme dhe është ndryrë në Sarajet e Surrelit!

Nderim tifozëve Kuq e Zi që me thirrjet e tyre “Rama ik” lëshuan kushtrimin popullor për fazën përfundimtare të revolucionit demokratik për përmbysjen e Edvin Mafisë dhe narkoshtetit të tij.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz18/11/2019 15:00

Qelbesira Edver Taqi Zorraxhiu, vetem ik ik ik zhduku! Qerohu o zhuls po te ka ngel i fije cipe, shqiptaret te degjenerune LIVE edhe ne sy te Zahos! Ne qoftese te ka ngel ndopak seder zhduku o Mutacak, se e traumatizove ene kalamonin tat.

Shto koment

Denonco