Vendoset ora dhe dita/ Ja kur takohen krerët e partive opozitare me Metën

Vendoset ora dhe dita/ Ja kur takohen krerët e partive opozitare me Metën

18:23, 17/11/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike dhe aleatët e saj i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit të Republikës Ilir Meta për një takim lidhur me krizën politike që po kalon vendi.

Burime për SYRI.net theksojnë se, takimi mes palëve është vendosur të mbahet ditën e martë, ora 09:00.

Java që po vjen pritet të jetë e ngjeshur edhe për kreun e shtetit, ku ashtu siç ka paralajmëruar, ditën e hënë do ta nisë me padinë ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për të cilin ka pohuar se ka fakte tronditëse për tentativa  të kapjes së Gjykatës Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco