Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Jul Deda ‘betohet’ për në Gjykatën e Lartë/ Gjykata Kushtetuese u mbush, më uroni fat...

Jul Deda ‘betohet’ për në Gjykatën e Lartë/ Gjykata Kushtetuese u mbush, më uroni fat...

19:25, 14/11/2019
A+ Aa A-

Aktori Julian Deda, i nxitur nga situata komike me Gjykatën Kushtetuese teksa Arta Vorpsi u betua sot para noteres si anëtare e saj, bën postimin epik në rrjetet sociale.

Teksa shfaqet para noteres që "mandatoi" sot Vorpsin, Deda shkruan me ironi se vendosi të betohet për anëtar të Gjykatës së Lartë, “pasi në Kushtetuese nuk ka më vende bosh”.

"Më uroni fat. Meqë për Gjykatën Kushtetuese nuk ka më vende bosh, vendosa të betohem për anëtar të Gjykatës së Lartë.

Ju kërkoj ndjesë për veshjen time me tuta por meqë kalova andej thashë ta mbaroj si punë tek noterja pa shqetësuar Presidentin. Betohem se do shërbej me ndershmeri. i Juaji, Julian Deda", shkruan aktori në postimin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco