Statusi epik i Arben Ristanit mbi betimin e Arta Vorpsit te noterja

Statusi epik i Arben Ristanit mbi betimin e Arta Vorpsit te noterja

12:02, 14/11/2019
A+ Aa A-

Pas publikimit të lajmit se Arta Vorpsi e votuar nga parlamenti për tu bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese është betuar tek noteri ka reaguar edhe ish Sekretari i Përgjithshëm i PD  Arben Ristani.

Ja postimi i plotë i tij:

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi betohet perpara Presidentit të Republikes, parashikon neni 129 i Kushtetutës.

Kur gjyqtari betohet perpara noterit publik, pyetja e vetme që ka kuptim, është kush e paguan noterin në këtë rast dhe a mund të behet betimi me pagesë?

Kurjoz jam për solemitetin në momentin e pagesës.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar16/11/2019 10:51

Noterja sigurisht që duhet të jetë një juriste dipllomuar e jo thjeshtë një nëpunëse robot. Edhe sikur të mos ishte juriste, kur i paraqitet dikush me një deklaratë që ka të bëjë me emërimin në Gjykatën Kushtetuese, puna e parë që duhej të bënte noterja, duhej të isht që të hapte Kushtetutën e të lexonte në te se kush e ka të drejtën e dekretimit për në Gjykatën Kushtetuese. Të drejtën e dekretimit nuk e ka as kryetari i parlamentit e as kryetari stalinist Dvorani i KED, por vetëm presidenti. Këtë mund ta verifikojë çdo qytetar, mjafton të plikojë në Googel për të lexuar Kushtetutën.. Nuk gjen në asnjë pikë të neneve të Kushtetutës që një notere qenka e mjaftueshme që të noterizojë deklaratën personale të një juristeje, që ajo të emërohet në Gjykatën Kushtetuese.

Ada 14/11/2019 12:24

Ne praktiken e perditshme del dhe nje problem tjeter, noteret legalizojne cdo gje qe u del perpara. Duhet ti terhiqet vemendje nga dhoma kombetare e notereve, sepse edhe kur teshtiten ne zyren e tyre e noterizojne pa asnje hezitim. cfare garancie japin per legalizim kur noterizojn pa kriter. asnje pergjegjshmeri nuk kane.

Ada 14/11/2019 12:17

Uroj te mos shkarkoje noteri presidentin. Leket i paguan Arta ne kete rast.

Shto koment

Denonco