Gazment Bardhi: Arta Vorpsi nuk ka njohje kaq të ulët mbi Kushtetutën, e kanë detyruar

Gazment Bardhi: Arta Vorpsi nuk ka njohje kaq të ulët mbi Kushtetutën, e kanë detyruar

11:59, 14/11/2019
A+ Aa A-

Pas betimit të Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese përpara një noterje, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se ky akt provon se ajo nuk mund të jetë garante e Kushtetutës.

REAGIM I SEKRETARIT TE PERGJITHSHEM TE PD, GAZMENT BARDHI

“Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore.”

Betimi tek noteri i kandidates së vetëshpallur si anëtare e Gjykatës Kushtetutese e kthen Shqipërinë në kohët më të errëta të diktaturës komuniste, kur gjithçka dhe kushdo varej nga vullneti i partisë, jo shteti i së drejtës.

Me aktin partiak noterial kandidatja e përdorur nga Edi Rama provon se nuk mund të jetë as ligjërisht dhe as moralisht garante e Kushtetutës.

Neni 129 i Kushtetutës është i qartë: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.”

Tek noteri mund të bësh edhe “njësimin me origjinalin” të Ardian Dvoranit me Edi Ramën, por kjo nuk të mundëson ligjërisht ushtrimin e detyrës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Të jem i sinqertë, Arta Vorpsin e njoh dhe, në vlerësimin tim profesional, nuk ka njohje kaq të ulët mbi Kushtetutën. Prandaj, kushdo që e ka detyruar të bëjë këtë veprim, thjesht e ka dëmtuar përpara opinionit publik, duke i vënë etiketën e Arta Markut, si ushtare e këtij pushteti, kundër shtetit të së drejtës.

Me këtë skenar për shkeljen skandaloze të Kushtetutës, në vend që të përmbushë kushtet gjermane për standardet europiane të drejtësisë së pavarur, Edi Rama po zbaton parimin nazist “Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jeto14/11/2019 13:02

Sa shtet qesharak!!!!! Mos ndoshta kane te drejte te huajt qe tallen me ne??? Kandidatja per anetare te Gjykates Kushtetuese shkon e paguan pullen e noterit.... pra ajo beson se betimi i percaktuar ne Kushtetute mund te zevendesohet me nje pulle???!!!!! Zot rujna... perdoret si shprehje ne Shkoder.

Shto koment

Denonco