Pedagogu rrëfen dhunën te 'Astiri'/ Goci në Syri TV: Nuk ishte aksion policie, por aksion terrori

Pedagogu rrëfen dhunën te 'Astiri'/ Goci në Syri TV: Nuk ishte aksion policie, por aksion terrori

18:19, 12/11/2019
A+ Aa A-

“Është një gjenocid”, kështu e ka cilësuar pedagogu Ervin Goci situatën në zonën e Astirit, ndërsa u shoqërua edhe dhunshëm nga Policia.

I ftuar në SYRI TV, ai rrëfeu arsyet dhe atë çfarë ndodhi në Komisariatin nr 3 në Tiranë.

“Kishte njerëz me hundë të thyer, duhej të rrije me një këmbë aq shumë njerëz kishte. Momenti që ata nisën aksionin, banorët filluan të godisnin me gurë në një moment kur në rrugë kalonin njerëz dhe familje. Nuk kishte aksion policie, por një aksion terrori si shembull ose spektakël dhune për të dhënë efekt te njerëzit. Nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë aksion policie apo shtet ligjor”, u shpreh Goci.

"Më morën një herë, më lëshuan. Pastaj erdhi urdhëri i dytë, që ishte i tmerrshëm se morën këdo që ishte në rrugë", rrëfeu pedagogu përballë gazetarit Bled Marku.

Sipas Gocit, policia ishte totalisht joprofesionale, shumë të dhunshëm e të dëmshëm mbi të gjitha. Ai tregoi se, forcat e rendit kanë goditur banorët me plumba gome në këmbë dhe me gaz lotsjellës direkt në trup.

Në fund, pedagogu dhe aktivisti i shoqërisë civile u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe Avokatit të Popullit të reagojnë me urgjencë... /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco