Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Dalin emrat e banditëve që grabitën postën në Krujë/ Autorët - rojes: Po hape gojën do të vrasim ty e familjen

Dalin emrat e banditëve që grabitën postën në Krujë/ Autorët - rojes: Po hape gojën do të vrasim ty e familjen

22:33, 05/11/2019
A+ Aa A-

Publikohen detaje të reja lidhur me grabitjen e postës në Krujë.

Sipas asaj që publikon ish kryeministri Sali Berisha, teksa i referohet denoncimit të një qytetari, pas grabitjes së 110 milionë lekëve fshihet klani Rraja.

Sipas denoncimit, Xhelal Rraja, drejtor i Postës dhe vëllai i deputetit të PS, Rrahman Rrahja është i lidhur edhe me një sërë veprash të tjera të rënda penale.

"Denoncime të reja për klanin mafioz Rraja të Edvin Mafisë. Denoncohen krimet e shëmtuara të Xhelal Rrajës, i cili ka qenë i dënuar për vjedhje në Shtutard në Gjermani dhe është përzënë  që andej dhe banditëve të tjerë të këtij klani, terrori, vjedha e 110 milionë lekëve në postë, gjobat masive prej 10 mije euro për bizneset, pushtimi i gjykatës, bashkisë, hipotekave etj etj", shkruan Berisha, ndërsa publikon denoncimin e qytetarit digjital.

“Prsh z Berisha ju lutem denoncojeni kete mesazh per publikun e per te zgjuar drejtesin e organet e ligj zbatimit kunder krimit ne vite e te momentit. nuk eshte mesazh politik e as per te akuzuar rilindjen po per te denoncuar kete qe po ndodh. Pas vjedhjes se 110 milion lekeve qendron banda ose grupi kriminal i mbedhtetur direkt nga kryeministri yne i Rrahman Rrajes dhe vllaut te tij Xhelal rrajes drejtor poste nga 6 vite ose drejtor i burimeve njerzore me zyr private per emerimet e punesimet ne bashki e me gjer. Krimet e Xhelal rrajes nuk jan te pashkruara e as te pakta fillojn nga viti 88 e deri me sot rrahje dhun plagosje gjobvenie trafik droge, tentativ vrasje, vrasje pengmarrje etj. person ne kerkim i arrestuar i liruar i akuzuar e nen hetim etj. Sot drejtor poste me begraunde kriminale dhe ka privatizuar ose drejtues verbal i zyres se regjistrimit te pronave dhe i aluiznit kruje ku Drejtor ose drejtor per fallsifikimin eshte Vendosur Alfred Voga nje jurist mashtrues i ISSKSH per shum pensione fallco duke diktuar vendime gjykate. Rojes Parruca i kan then po hape gojen do te vrasim ty e familjen. sdo besh burg. e me gjat do te flasim. z Berisha ka 10 dite ku shum bizneseve ne kruje e rrethinat po ju kerkohen ne form borxhi por eshte gjobvenie nga 10 mije euro. ne takim u thuhet duhen 10 mije euro. cdo diskutim ka pasoja. Banda e Familjes rraja eshte e amistuar nga cdo lloj krimi.shteti ligjor per kete familje nuk ekziston. vetem denoncimi publik mund te zgjoj ndonje prokuror te hapi hetime mbi dosjet e vjetra qe flejne ne polici a ne prokurori ose te kerkohet deshmitar i mbrojtur.”

“Mirmbrema Doktor Berisha te uroj shendet e jete te gjate I Nderuar Zoti Berisha du te bej me dije se i vellai i deputetit Rrafman Rraja i quajtur Xhelal Rraja qe sot po bejne ligjin ne Shqiperi dhe eshte drejtor ne kruje Ne vitin 1993- deri ne vitin 1994 ka qe i denuar per vjedhje ne Shtutgard Gjermani dhe ne vitin 1994 eshte debuar nga policia Gjermane me ekspuls drejte Shqiperise Zoti Berisha keto jane njerzit qe Edvin mafija merr vota ben qeveri e bejne ligjin Kjo eshte e sigurte 1000/ perqind Te lutem anonim sepse keta jane kriminela dhe nuk duam probleme!!!”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco