‘Basha kryeministër sa më shpejt’/ Kush është gjermani i CDU dhe mesazhi i tij nga Shkodra

‘Basha kryeministër sa më shpejt’/ Kush është gjermani i CDU dhe mesazhi i tij nga Shkodra

19:59, 31/10/2019
A+ Aa A-

Në takimin e zhvilluar nga kryetari i PD, Lulzim Basha me të rinjtë, i ftuar ishte edhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të CDU-së gjermane, drejtuesi i forumit rinor Tilman Kuban.

Mes të tjerash, Kuban tha se duhet ‘ndihmuar Lulzim Basha që të bëhet kryeministri i ri i Shqipërisë sa më shpejt të jetë e mundur’.

“Dua t’ju them: mos u dorëzoni! Ju keni partnerë të mëdhenj në krah. Ju keni mundësi të mëdha të ndryshoni sistemin politik. Ju keni mundësi të thoni: ne duam ndryshimin, ne nuk e duam krimin e organizuar, ne nuk e duam korrupsionin, ne nuk duam zgjedhje të manipuluara”.

Ju keni një mundësi që t’i thoni brezit më të ri se kjo është e ardhmja jonë, dhe e ardhmja jonë është në Europë, jo në  socializëm, jo me mafian e drogës. Prandaj Gjermania ju ofron derën e hapur nëpërmjet 9 kushteve të Bundestagut. Prandaj Lulzim Basha ju ofron një mundësi duke protestuar me të, duke bërë fushatë me të, duke iu bashkuar atij, pasi ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Ai është gjithashtu mik personal i Angela Merkel, një nga udhëheqëset politike më të fuqishme në botë.

Por ne vetëm sa mund të hapim dyert. Ju duhet të kaloni vetë. Ju lutem na ndihmoni ta ndryshojmë këtë vend. Ju lutem, ndihmojeni Lulzim Bashën të jetë kryeministër sa më shpejt të jetë e mundur dhe atëherë le të nisim një kapitull të ri së bashku si miq. Ky është thelbi. Miqtë qëndrojnë bashkë edhe kur dielli shkëlqen, edhe kur ka kohë të vështira. Ju mund të keni besim tek ne si aleatë në NATO dhe si miq politikë”, u shpreh Kuban.

Por kush është Tilman Kuban?

Si drejtues i Junge Union (Forumi Rinor i CDU), ai është një nga njerëzit e rëndësishëm në politikën gjermane.

Së fundmi, pasi CDU u përfshi në debat të brendshëm për shkak të rezultateve të dobëta në landin e Thyringisë, ai ishte në anën e kritikëve ndaj lidershipit. Jo vetëm kaq, por kur u diskutua se CDU mund të bëjë koalicion me Partinë e Majtë në Thyringi, që është pasuese e komunistëve të Gjermanisë Lindore, ai ishte një zë i fortë kundër.

Madje për të ilustruar qëndrimin e tij kundër partisë pasaardhëse të komunizmit, ai ka postuar një mesazh në Twitter nga Shkodra drejtuar Bodo Ramelov, liderit të Partisë së Majtë.

“Një vizitë prekëse në muze në Shkodër: përshëndetje për Bodo Ramelov. Kurrë më komunizëm, socializëm, diktaturë apo shtet të padrejtë”, shkruan Kuban.

Image

https://www.syri.net/politike/290997/mesazhi-i-forte-i-politikanit-te-cdu-basha-kryeminister-sa-me-shpejt-te-jete-e-mundur/?fbclid=IwAR0ZnshRaTl4v_0SZmcb05Q8NEIJWzqSsMBd9gmHGoLlj6U6J3JL-5JTfMc

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mira01/11/2019 07:26

O zot hiq lenen vur prelen. Basha me hajdut se Rama e mashtrus.

Liro31/10/2019 22:07

Si ta ndihmojme ? Na jep nje mendje.

Shto koment

Denonco