Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kreu i të rinjve të CDU-së gjermane: Kërkoni ndryshimin! Ndihmoni Lulzim Bashën të bëhet kryeministër që të hapim një kapitull të ri me Europën!

Kreu i të rinjve të CDU-së gjermane: Kërkoni ndryshimin! Ndihmoni Lulzim Bashën të bëhet kryeministër që të hapim një kapitull të ri me Europën!

20:27, 31/10/2019
A+ Aa A-

Tilman Kuban, kryetari i forumit rinor të CDU-së, gjatë fjalës së tij në organizimin e Partisë Demokratike për të rinjtë, i bëri thirrje këtyre të fundit të mbështesin kreun e Opozitës, Lulzim Basha, që të bëhet sa më shpejt kryeministri i vendit në mënyrë që Shqipëria të hapë një kapitull të ri në Europë.

"Ju jeni pjesë e Europës. Nuk ka asnjë vend tjetër në Europë ku 90 përqind e popullsisë thotë “po, ne duam të jemi pjesë e Europës". Unë e di se vendimi i Këshillit Europian shkaktoi shumë zhgënjim në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut dhe ë të gjitha vendet e ballaknit së bashku. Por dua t’ju them: mos u dorëzoni! Ju keni partnerë të mëdhenj në krah.

Ju keni mundësi të mëdha, të ndryshoni sistemin politik. Ju keni mundësi të thoni “ne duam ndryshimin, ne nuk e duam krimin e organizuar, ne nuk e duam korrupsionin, ne nuk duam zgjedhje të manipuluara". Ju keni një mundësi që t’i thoni brezit më të ri se kjo ëhstë e ardhmja jonë dhe e ardhmja jonë është në Europë, jo në socializëm, jo me mafian e drogës.

Prandaj, Gjermania jo le derën e hapur përmes 9 kushteve të Bundestagut. Prandaj, Lulzim Basha ju ofron një mundësi duke protestuar me të, duke bërë fushatë me të, duke iu bashkuar atij, pasi ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Ai është gjithashtu mik personal i Angela Merkelit, një nga udhëheqësit politikë më të fuqishëm në botë.

Por ne vetëm sa mund të hapim dyert. Ju duhet të kaloni vetë. Ju lutem na ndihmoni ta ndryshojmë këtë vend. Ju lutem, ndihmojeni Lulzim Bashën te jetë kryeministër sa më shpejt të jetë e mundur. Të jetë kryeministër sa më shpëjt të jetë e mundur dhe atëherë, le të nisim një kapitull të ri së bashku si miq. Ky është thelbi.

Miqtë qëndrojnë bashkë edhe kur dielli shkëlqen, edhe kur ka kohë të vështira. Ju mund të keni besim tek ne si aleatë në NATO dhe si miq politikë", u shpreh Tilman Kuban gjatë fjalës së tij..

Sipas Kuban, Gjermania do të jetë mbështetësja e madhe e Shqipërisë dhe CDU mbështetese e PD-së.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco